[:sq]TRANSFERIMI I STUDIMEVE[:]

[:sq]

TRANSFERIMI I STUDIMEVE

Departamenti i Kimisë ofron mundësi për njohjen e krediteve dhe transferimin e studimeve, midis programeve të të njëjtit cikël studimi, në  institucione të ndryshme të arsimit të lartë. Periudhat e studimit dhe detyrimet e programeve të studimit, të shlyera në institucione të tjera të vendit ose të huaja, njihen dhe njësohen, nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin, në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm. Njohja kryhet nga institucioni i arsimit të lartë, pranë të cilit është paraqitur kërkesa për vazhdimin e studimeve.

Transferimet lejohen brenda të njëjtit cikël studimi e në fusha studimi të njëjta, ose të përafërta dhe vetëm në fillim të vitit akademik. Kriteret e procedurat e njohjes së krediteve dhe transferimi i studimeve përcaktohen në rregulloren e njësisë bazë, në përputhje me ligjin e arsimit të lartë, aktet e tjera nënligjore dhe në këtë rregullore.

Vendimi për njohjen e plotë, ose të pjesshme të krediteve të fituara nga një student që transferohet, me qëllim vazhdimin e studimeve në institucionin pritës të arsimit të lartë, i takon komisionit përkatës, të ngritur nga njësia kryesore e institucionit të arsimit të lartë. Rregullat dhe procedurat e transferimeve do të përshkruhen më poshtë në këtë rregullore, për çdo cikël studimi;

PROCEDURA PËR TRANSFERIM

I interesuari paraqet një kërkesë pranë SM të Departamentit  të Kimisë dhe dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:

  1. Dokumenti ku të vërtetohet që ka statusin e studentit në universitetin nga vjen;
  2. Vërtetim në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qenë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet;
  3. Listën e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për çdo detyrim
  4. Planin mësimor dhe programet e moduleve që ka shlyer;
  5. Vërtetim për pikët e fituara në maturën shtetërore;
  6. Dokument identifikimi (çertifikatë e gjendjes civile me fotografi)
  7. Dokument që vërteton nëse gëzon të drejtën e bursës ose jo;
  8. SM ka përgjegjësi të verifikojë legjitimitetin e institucionit të arsimit të lartë nga vjen studenti, nivelin e programit të studimit që ka ndjekur studenti, origjinalitetin e dokumentave të paraqitur. Me miratimin e kuotave, SM përcjell në fakultetet përkatëse kërkesat e grumbulluara, dokumentacionin e verifikuar, si dhe udhëzimet e MAS-it;

Fakultetet mund të vendosin kritere specifike për pranimin e transferimit të studimeve, të cilat shpallen publikisht (online dhe në këndin e njoftimeve) me fillimin e proçedurës së transferimeve. Vendimin për pranimin e studentëve, propozuar për transferim, e merr Rektorati, pasi ka marrë mendimin e Dekanit të fakultetit përkatës.

EKUIVALENTIMI

Nëpërmjet ekuivalentimit, pjesë ose programe të plota studimi ose diploma të marra në institucione të tjera të vendit ose të huaja njihen dhe ekuivalentohen nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm. Ekuivalentimi bëhet nga fakulteti, pranë të cilit është paraqitur kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm sipas përcaktimeve në Statutin e UV. Për të gjitha ekuivalentimet e kryera duhet të jetë e dokumentuar një dosje me modalitetet dhe dokumentat e përcaktuar në rregulloren e ekuivalentimeve e cila ruhet ne zyrën e zëvendësdekanit për mësimin.

[:]