njoftime

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Salernos në Itali.[:]

[:sq]

Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Salernos në Itali.

 

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin e Salernos (University of Salerno ) në Itali në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar një bursë studimi për një periudhë prej 5 muajsh në Universitetin  e Salernos  në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019. Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (University of Salerno), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

 

Numri i bursave të studimit: – 4 (katër)

Periudha e mobilitetit: – 5 muaj

Bursa përfshin:

 

  • Kompensimin mujor: 850 Euro ne muaj
  • Shpenzimet e udhëtimit: 180 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës.

Përllogaritja e largësisë:

Shënim: 70% e grantit total dhe shpenzimet e udhëtimit do t’u jepen studentëve një muaj pas mbërritjes së tyre në universitetin pritës.

 

Kush mund të aplikojë:

  • Për bursën studime: – Studentët e programit të studimit Drejtësi  në vitin e

dytë dhe të tretë në ciklin Bachelor dhe  Master

 

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Merita akademike
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës Italiane (niveli A2) ose Angleze (niveli B1) ose të gjuhës që zhvillohet programi në universitetin pritës.
  • Preferencë do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve vunerabël.
  • Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi
  • Kopje të pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Listë notash
  • Letër motivimi
  • Marrëveshje lëndore (Learning Agreement).

 

Më shumë informacion rreth universitetit Salerno në Itali do të gjeni në: https://www.unisa.it/

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 10/01/2018 ora 16:00.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Për përzgjedhjen e studentëve ngrihet një komision, i cili vlerëson studentët.

Universiteti do të pajisë të gjithë studentët e përzgjedhur me një kopje të Erasmus+ Student Charter

 

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/sites/erasmusplus2/files/erasmus-student-charter-july2018_en.pdf

Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

 

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me kordinatorin akademik për marrëveshjen PhD. Erjon Hitaj: erjon.hitaj@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën international@univlora.edu.al.

Formular Student.[:]