njoftime Njoftime FSHH

[:sq]Takim në Universitetin e Sarajevës për projektin Re@WBC[:]

[:sq]Takim në Universitetin e Sarajevës për projektin Re@WBC

 

Më datat 6 dhe 7 nëntor 2017 pranë Universitetit të Sarajevës, Bosnjë-Hercegovinë, pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, përfaqësuar nga Zv/Rektori për Zhvillim Institucional dhe Komunikim, PhD Enkelejd Mëhilli, si edhe Prof. As. Dr. Armela Panajoti, pikë kontakti për projektin Erasmus + KA2 “Enhancement of HE research potential contributing to further growth of the WB region” (Re@WBC) patën një takim zyrtar me partnerët e këtij projekti.

Në këtë takim dyditor pjesëmarrësit e UV-së raportuan tek partnerët dhe diskutuan me ta për mbarëvajtjen dhe arritjet e projektit në fjalë gjatë dy viteve të para të zbatimit të tij. Gjithashtu, u nënvizua mbështetja institucionale për zbatimin e strategjisë për kërkuesit e rinj pranë UV-së, si edhe u ndal në politikat e universitetit për promovimin e kësaj strategjie në kuadër të reformave të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, punës dhe detyrave të këtij institucioni në vijim.

Bisedat, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave të ndërsjella midis institucioneve partnerë ishin një nga përparësitë e përfaqësuesve të UV-së, në dobi të përvijimit të punës akademike, pedagogjike dhe administrative lidhur me synimet e këtij projekti. Përmbushja e detyrave dhe angazhimeve institucionale në këtë kuadër për vitin e tretë dhe të fundit ishin epiqendër në këto takime të vlerësuara dhe mjaft të frytshme.

Përfaqësues të Rektoratit të Universitetit të Sarajevës dhe Universitetit të Nish-it u ftuan për takime të përbashkëta në UV, si dhe u nxit bashkëpunimi i mëtejshëm në të ardhmen në fushën e shkencës.[:]