Aktivitete njoftime

[:sq]TAKIM NE UNIVERSITETIN E PORTOS NE PORTUGALI[:]

[:sq]Në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, me porosi te Rektorit te Vlores Prof. Dr. Roland Zisi, Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional, Phd. Enkelejd Mëhilli, më datë 21.06.2018 në mjediset e Universitetit të Portos, në Portugali, realizoi takimin bashkëpunues me Zv. Rektoren për Bashkëpunim dhe Kulturë, Prof. Dr. Maria de Fátima Marinho.

Nën filozofinë e takimit  të kulturave të ndryshme me qëllim zgjerimin dhe shtimin e dimensioneve të jetes përmes edukimit, teknologjisë dhe kërkimit shkencor, përfaqësuesit e institucioneve  përshkruan programet e studimit, mundësitë që të ofron secili prej Universiteteve dhe karakteristikat diferencuese në rajon dhe më gjerë. Një rëndësi e vecantë ju kushtua bashkëpunimit të deri më tanishëm ndërinstitucional.

Finalizimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mund të cilësohet si një arritje e rëndësishme për Universitetin “Ismail Qemali” duke qenë se Universiteti i Portos është një prej universiteteve më cilësore në Portugali (renditur i pari prej QS World University Ranking). Njëkohësisht, Universiteti i Portos është fitues i një sërë cmimesh ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit. Për vitin akademik 2016-2017, në të kanë ndjekur studimet 32.236 studentë prej të cilëve 14 % studentë ndërkombëtar, të organizuar në 3 kampuse Universitare, 14 Fakultete, 13 Institute Ndëraktive, 1 Shkollë të Shoqatës së Biznesit me 33 kompani partnere më të rëndësishme të rajonit.

Në takim u ra dakord diskutimi i nënshkrimit të një marrveshje Erasmus per mobilitete stafi dhe studentesh ne muajt ne vijim

.[:]