STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA

 

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA
(2016-2020)

Hartuar nga Grupi për Strategjinë e DGJH-së në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë nr. 80/2015

Misioni, veprimtaritë kryesore të DGJH-së
Veprimtaria e DGJH-së është e përqendruar në katër shtylla:
1. Mësimdhënie: DGJH ofron pesë programe studimi (dy programe Bachelor: gjuhë angleze, gjuhë italiane; dy programe Master profesional: gjuhë angleze, gjuhë
italiane; nje program Master i Shkencave në Përkthim). Diplomat e ciklit të parë të studimeve synojnë t’u japin studentëve një formim gjuhësor dhe shkencor me
drejtim human me qëllimin që ata të jenë në gjendje të ndjekin kurse më të përparuara studimi apo të marrin një drejtim në ato fusha ku aftësia për të
përdorur gjuhën e huaj me efikasitet dhe ndjeshmëri është thelbësore. Diplomat e ciklit të dytë të studimeve, Master profesional, synojnë përgatitjen e mësuesve të
ardhshëm të gjuhës së huaj për ciklin e lartë të arsimit bazë (CLAB), kurse programi “Master i Shkencave në Përkthim-Interpretim” përgatitjen e përkthyesve
të ardhshëm.
2. Mësimdhënie e gjuhës së huaj: departamenti ofron kurse të nivelit fillestar dhe mesatar në gjuhën angleze, italiane, frënge, gjermane, spanjolle dhe latine për të
gjithë studentët e UV-së si dhe kurse gjuhe për qëllime të posaçme.
3. Kërkim shkencor: Veprimtaria shkencore e DGJH-se ka pasur kryesisht në fokus pjesëmarrjen në konferenca, botimin e artikujve dhe botime të tjera shkencore,
organizimin e aktiviteteve te ndryshme shkencore.
4. Shërbime për të tretë (parashikuar në Ligjin për AL, nr. 80/2015, pika 9, neni 25).

Për përmbushjen e këtyre misioneve, DGJH synon që për periudhën 2016- 2020 të realizojë:

  • Mësimdhënie

Mësimdhënia brenda programeve të ofruara nga DGJH
Synimet:
• Përmirësim i kurrikulave në përputhje me standardet e cilësisë, LAL, udhëzimet e reja, aktet e tjera ligjore dhe nënligjore.
• Rishikim i kujdesshëm i programeve në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe në përshtatje me burimet njerëzore të departamentit.
• Përafrim i tyre me programe simotra brenda vendit dhe jashtë tij.
• Krijimi i programeve të reja të studimit në fusha të përafërta apo edhe ndërdisiplinore në bashkëpunim me departamente të tjera brenda dhe jashtë vendit.
• Forcim i programeve ekzistuese (sidomos ato në gjuhën italiane), veçanërisht programet Bachelor si kërkesë jo vetëm e DGJH-së, por edhe si kërkesë e kohës.

Mësimdhënie e gjuhës së huaj në programe të tjera studimi të ofruara nga fakultete të tjera të universitetit
Synimet:
• Hapja e mëtejshme e këtyre kurseve edhe në gjuhë të tjera që ofrohen nga DGJH.
• Bashkëpunim me departamentet e tjera për pasjen e këtyre kurseve në programet e tyre të studimit.
• Gjuha për qëllime specifike (mund të synohet edhe shtrirja e tyre në programet e studimit të vetë DGJH-së në nivel të përparuar).

 

Kërkimi shkencor

1. Departamenti në përkufizimin në LAL, është qelizë e kërkimit shkencor.
2. Kërkimi shkencor luan rol thelbësor në vlerësimin e punës së departamentit dhe radhitjen e akreditimin e tij.

Synimet:
• Nxitje e mëtejshme dhe e vazhdueshme e stafit për të vijuar veprimtarinë shkencore.
• Përmirësim dhe krijim i kushteve për kryerjen e kësaj veprimtarie edhe brenda në departament (seminare, workshop-e, konferenca, projekte kërkimore).
• Mbështetje financiare për kryerjen e veprimtarisë shkencore dhe organizim të aktiviteteve shkencore.
• Promovim i punës shkencore në të gjitha kanalet e mundshme (mjete të komunikimit online, katalogime të punës shkencore, afishim pranë qendrave për
promovim të shkencës).
• Thithja e fondeve të brendshme (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) dhe të jashtme (programet e BE për kërkimin shkencor apo edhe skema të
tjera financimi).

 

Shërbime për të tretë (parashikuar në Ligjin për AL, nr. 80/2015)

Shfrytëzim i të gjitha mundësive ligjore, logjistike dhe njerëzore për të realizuar veprimtari ekstrakurrikulare dhe në dobi të stafit sipas përcaktimeve në ligj dhe statut.
Mund të përfshijnë:

  • Kërkimin shkencor
  • Ngritjen e qendrave të trajnimit (për mësues)
  • Shërbime përkthimore apo mësimdhënie e gjuhës së huaj

Problematika të deritanishme
Infrastruktura: Mungesa e klasave të pajisura me video projektor apo e laboratorëve për gjuhën e huaj.
Zgjidhja e propozuar: Alokim fondesh për pajisje me mjete të tilla nga buxheti i institucionit; aplikime përmes projekteve

Forcimi i programeve të studimit (Bachelor në veçanti): Numri i ulët i studentëve hyrës
Zgjidhja e propozuar: Analizë e nevojave, e tregut të punës; marketim i programeve të studimit përmes kanaleve të ndryshme (online, vizita në shkolla etj.)

Mësimdhënia ndërfakultetore: Më shumë kurse në gjuhë të tjera
Zgjidhja e propozuar: Bashkëpunim më i ngushtë me fakultetet përkatëse

Promovimi akademik i stafit: Mbështetje
Zgjidhja e propozuar: Sigurim i kushteve për kërkim (mbështetje financiare dhe akademike), lidhje me departamentet dhe universitetet që kryejnë promovim

 

Sfidat për katërvjeçarin e ardhshëm

1. Përshtatja me skemat e reja të financimit parashtruar në LAL, në veçanti thithja e fondeve për kërkimin shkencor.
2. Kërkimi shkencor: DGJH ka qenë gjithmonë aktive në pjesëmarrje ne aktivitete shkencore. Kjo duhet të vazhdojë dhe të pasurohet me forma të reja të zhvillimit
të kërkimit shkencor (veçanërisht me pjesëmarrje në projekte për kërkimin shkencor)
3. Sigurimi i kushteve dhe standardeve të cilësisë, si një nga kushtet bazë për akreditimin
4. Përgjigje ndaj kërkesave të tregut të punës

 

Fokus i veçantë për zhvillimin e DGJH-së

1. Marrëdhënia me studentin:

  • Përfshirja e tyre në veprimtari ekstrakurrikulare shoqërore, sportive dhe shkencore.
  • Promovim i këtyre aktiviteteve.
  • Mobilitete për studentët përmes marrëveshjeve institucionale apo skemave te financimit përmes programeve te BE-së Erasmus +.
  • Pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme (summer school etj).
  • Rritja e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje.

2. Strategjia e ndërkombëtarizimit (Rritja e vizibilitetit të DGJH-së në një rrafsh më të gjerë):

  • DGJH mund të luajë një rol të posaçëm në njohjen e UV-së më gjerë:
    anëtarët e këtij departamenti janë aktivë në aktivitete shkencore jashtë vendit dhe mund të lidhen më lehtësisht me koleget në universitete të tjera.
  • Pjesëmarrje në aktivitete shkencore jashtë vendit.
  • Mobilitete për staf dhe studentë përmes projekteve të BE-së, por jo vetëm.

3. Rritja e niveleve të përfaqësimit të anëtarëve të departamentit në struktura të tjera që parashikohen në LAL (komisione të përhershme dhe të përkohshme, grupe
kërkimore-shkencore etj).

4. Rritja e nivelit të bashkëpunimit midis anëtarëve të stafit të DGJH-së për realizimin e aktiviteteve të ndryshme.

5. Respektim i lirisë akademike dhe i të drejtës së individit për të avancuar në karrierë akademike.

 

Grupi për Strategjinë e DGJH-së
Prof. As. Armela Panajoti (përgjegjës)
Prof. As. Frosina Londo (anëtar)
Prof. As. Meri Gjoleka (anëtar)
Prof. As. Bledar Toska (anëtar)
Dr. Zamira Alimemaj (anëtar)
Adriatik Malaj, MA (anëtar)