[:sq]SPECIALIST FINANCE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE[:]

[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në vendimet  e Bordit të Administrimit Nr.19 datë 14.07.2017, “ Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për punësimin  e personelit administrativ në vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë“ shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

 

  1. SPECIALIST FINANCE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE (DY VENDE TË LIRA) SI MË POSHTË:

 

Lloji i diplomës “Arsim i Lartë” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

 

– Kategoria e pagës  IV-a.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

 

  1. Kontabilizon të ardhurat mujore sipas fakulteteve.
  2. Kryen Kontabilizimin e bankës, të shpenzimeve, të situacioneve, të të ardhurave.
  3. Ndihmon Drejtorinë në mbylljen e pasqyrave financiare.
  4. Kryen punë administrative të natyrave të ndryshme, sipas problematikave që dalin.
  5. Ndihmon Drejtorin dhe Administratorin për hartimin e planit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.
  6. Kontrollon të gjithë praktikat që vijnë për likujdimin për saktësinë e dokumentacionit dhe të fondit të përdorur, duke ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
  7. Kontabilizon magazinën dhe e rakordon atë çdo tre muaj me magazinierin.

 

KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, Fakulteti i Ekonomisë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë për ketë pozicion;
  • Jetëshkrim;
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (e noterizuar)
  • Kopje e librezës së punës; (e noterizuar)
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm,
  • Dëshmi të kualifikimeve; (e noterizuar)
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit (të noterizuar)
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, që shkarkohet në faqen e U.V;
  • Vërtetim e gjendjes gjyqësore
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; (të noterizuar)

 

Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion skualifikohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen fazës së dytë.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e protokollit me shënimin Për procedurën e konkurrimit për Specialist Finance në Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Afati i fundit i dorëzimit 27.06.2018:

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike  nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

ZARFAT E ARDHUR PAS KËTIJ AFATI NUK DO T’I KALOHEN KOMISIONIT PËR VLERËSIM.


 

Skema e vlerësimit të kandidatëve për personel Administrativ, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse

 

  • Eksperienca në punë në profesion (max 40 pikë)

Për çdo 1 vit mbi tre vjet 5 pikë

  • Trajnime dhe kualifikime të lidhura me fushën (max 15 pikë)

Për çdo trainim/kualifikim 5 pikë

  • Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës (5 pikë)
  • Intervista (40 pikë)

 

Komisioni Ad-Hoc

  • Avjola Çako              – Kryetar
  • Marjanthi Rrapaj(Meksi)   – Anëtar
  • Erdeta Breshanaj               – Anëtar

[:]