[:sq]Sektori i Karrierës Akademike [:]

[:sq]Ky sektor ka në përbërjen e tij:

Përgjegjësi i  Sektorit: Ledja Çelaj

Specialist: Ina Çobani

Specialist: Sonila Bështika

1 (konsulentë) me kohë të pjesshme

 

Detyrat e përgjegjësit të sektorit 

  • Harton rregulloren e etikës në veprimtarinë kërkimore- shkencore.
  • Harton bazën e të dhënave të të dhënave në nivel institucional në Master Shkencor dhe Doktoraturë.
  • Ndjek proçedurën e  programit  të studimit të Doktoraturës në Matematikë duke i arshivuar në dosje.
  • Krijon dhe administron rregjistrin e titujve akademikë të miratuar me vendim nga Senati Akademik i Universitetit “ Ismail Qemali” Vlorë.
  • Ndjek proçedurën e promovimit për Titujt Akademik.
  • Zhvillon takime mujore për  problematika dhe sugjerime të ndryshme në fushën e gjithë veprimtarisë Kërkimore-Shkencore të stafit Akademik.
  • Organizon, drejton, koordinon dhe kontrollon punën e specialistëve që ka në varësi.
  • Përgatit planin mujor të punës për sektorin dhe paraqet te eprori më i afërt.
  • Bën vlerësimin  individual  të specialistëve që ka në varësi .

 

Detyrat e Specialistit për Karrierën Akademike në FSHH dhe FSHP.

  • Mbledh, klasifikon dhe administron materiale me fakte e produkte të karrierës akademike të personelit Akademik.
  • Mbledh dhe administron kopje të kontributit shkencor të secilit fakultet në formë shkresore si dhe elektronike.
  • Asiston dhe ndihmon personelin Akademik gjatë proçedurave të kualifikimit shkencor, aktivitetit kërkues, botues e publikues duke ju dhënë mbështetje, prezantim në hapësira dhe ente kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Bashkëveprojnë me konsulentin e jashtëm dhe stafin Akademik të të fakulteteve.
  • Plotëson rregjistrin për çdo personel të stafit Akademik me punën e tyre kërkimore shkencore.
  • Krijon dhe plotëson në vazhdimësi një database me listën e punimeve të diplomave të Ciklit të II (MSH) dhe të III  (DR) duke e dorëzuar te eprori më i afërt.
  • Koordinon punën me zyrat e tjera për proçedurën e dhënies së Titujve të Nderit.

 

Detyrat e Specialistit për Karrierën Akademike në FE dhe FSHT.

  • Mbledh, klasifikon dhe administron materiale me fakte e produkte të karrierës akademike të personelit Akademik.
  • Mbledh dhe administron kopje të kontributit shkencor të secilit fakultet në formë shkresore si dhe elektronike.
  • Asiston dhe ndihmon personelin Akademik gjatë proçedurave të kualifikimit shkencor, aktivitetit kërkues, botues e publikues duke ju dhëne mbështetje, prezantim në hapësira dhe ente kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Bashkëveprojnë me konsulentin e jashtëm dhe stafin Akademik të fakulteteve.
  • Plotëson rregjistrin për çdo personel të stafit Akademik me punën e tyre kërkimore shkencore.
  • Krijon dhe plotëson në vazhdimësi një data base me listën e punimeve të diplomave të Ciklit të II (MSH) dhe të III  (DR) duke e dorëzuar te eprori më i afërt.
  • Koordinon punën me zyrat e tjera për proçedurën e dhënies së Titujve të Nderit.

 

Vendndodhja e zyrës:

Kati i II-të pranë Rektoratit.

 

Kontakt:

sektorikarrieres@univlora.edu.al[:]