njoftime Njoftime FSHP seminare

[:sq]QENDËR SIMULATORE PËR TRAJNIM SHËNDETËSOR[:]

[:sq]

QENDËR SIMULATORE PËR TRAJNIM SHËNDETËSOR pranë Fakultetit të Shëndetit Publik

Për herë të parë në vitin akademik 2019-2020 në Fakultetin e Shëndetit Publik, Universiteti i Vlorës, filloi funksionimin Qendra Simulatore për Trajnim Shëndetësor, që synon përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor-didaktik në programet e Infermierisë në të gjitha ciklet e studimit në Fakultetin e Shëndetit Publik, si dhe në aktivitetet e edukimit në vazhdimësi (Life Long Learning).

E ardhmja e edukimit infermieror është tek simulatorët që rrisin vet-besimin: manekinët e kompiuterizuar që performojnë një gamë të gjerë situatash shëndetësore. Përdorimi i tyre, si strategji edukative dhe trajnuese rrit sigurinë e pacientëve dhe të optimizon shërbimin shëndetësor, duke u dhënë mundësi studentëve të infermeirisë të praktikojnë aftësitë profesionale, mendimin kritik dhe vendim-marrjen klinike në një mjedis të sigurtë, të kontrolluar dhe pa rrezik potencial mbi jetën e pacientit.

Kjo qendër është multifunksionale dhe do të shërbejë për disa nivele profesionistësh shëndeti:

  • Trajnimin e studentëve të infermierisë, që do të sjellë përmirësimin e performancës së studentëve në provimin e praktikës (në diplomim dhe marrjen e liçencës).
  • Trajnimin e personelit shëndetësor, që do të kenë nevojë të përditësohen me teknikat e reja profesionale,
  • Trajnimin e familjarëve të të sëmurëve kronikë, që kanë nevojë për trajtim në shtëpi.

 

Lista e procedurave simulatore, të ofruara nga Qendra Simulatore për Trajnim Shëndetësor në Fakultetin e Shëndetit Publik, Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë.

Manikin traume (Surgical Trauma Training Manikin)

Procedurat:

  • Simulim krikotiroidotomi
  • Simulim për inserimin e tubit torakal.
  • Simulim i perikardiocentezës
  • Simulim dekompresioni i kraharorit
  • Simulim i trakeostomise perkutane
  • Simulim i lavazhit peritoneal diagnostik
  • Simulimi i shpimeve IV

 

Manikin simulator (CAE Juno basic)

Eksperiencat klinike të simuluara.

  • Insufiçenca kardiake kronike e rënduar
  • Gjakrrjedhja gastrointestinale si pasojë e variçeve ezofageale.
  • Vlefshmëria e aftësive
  • Menaxhimi i astmës në qendrat e kujdesit në familje
  • Kujdesi post-operator për pacientët me komplikacione- pneumonia.
  • Kujdesi në aspirim dhe trakeostomi, me hipoksi.
  • Vlerësimi bazë i pacientit gjatë ripozicionimit të baçinit.
  • Kujdesi postoperator i pacientëve me rupturë të divertikujve.
  • Çrregullime dhe paaftësi e moderuar e të mësuarit.
  • Demencë dhe infeksione të traktit urinar në pacientët me çrregullime DNR.

 

Manikin për demostrim lindjeje (The Noelle S550 Maternal and Neonatal Birthing Simulator’s)

  • Simulim lindjeje nga një manikin simulator femër me masë të plotë e lëvizshme
  • Rrugë respiratore të inflatueshme me lëvizje torakale
  • Reanimin Kardio pulmonar i jashtëm (eCPR)
  • Krah për injeksione IV për medikamente dhe likide
  • Mbulesë e lëvizshme stomaku
  • Manuvra praktike të Leopoldit
  • Tone kardiake fetale të ndryshme
  • Sistem automatik i lindjes
  • Matje e zbritjes së kokës dhe dilatacion i cerviksit
  • Pozicionime të shumta të plancentës
  • Cervikse të ndërrueshme të dilatatuara
  • Praktikim i suturimit pas lindjes në pjesë të vulvës
  • Një i sapolindur i lëvizshëm me placentë
  • Një i sapolindur për reanimim me rrugë respiratore për intubim dhe vend për kateter umbelikal
  • Modul i ri i palpacionit dhe hemoragjisë post partum
  • Monitor dhe vende për ventilimet, kompresione torakale me paketën e kodit blu Omni™ Code Blue®

 

 [:]