Aktivitete njoftime

Promovimi i librit ” Anjeza nuk u zgjua” i Shkrimtarit Preç Zogaj

Ditën e shtunë, dt 29.02.2019 në sallën ” Rilindja” , të Universitetit ” Ismail Qemali” u organizua promovimi i librit ” Anjeza nuk u zgjua”  tē shkrimtarit të mirënjohur të letërsisë bashkëkohore shqipe, Preç Zogaj “. Kjo veprimtari u zhvillua në vijimësi të aktiviteteve që Kontrolli i Lartë i  Shtetit organizoi në qytetin e Vlorës. Falë bashkëpunimit me Departamentin e Gjuhë- Letërsisë dhe Qendrën e Studimeve  Ballkanologjike aktiviteti kulmoi me diskutimet mbi librin më të ri të autorit . Fjalën e hapjes e mbajti Z. Bujar Leskaj , kryetari i KLSh- së i cili e nënvizoi këtë veprimtari si pikën kulmore pëmbyllje të  gjithë aktiviteteve dy ditore  të organizuara në qytetin e Vlorēs. Me tej fjalën e mori  Prof. dr Bardhosh Gaçe i cili prezantoi nē vija të pergjithshme krijimtarinë e poetit, por edhe na prezantoi  në menyrë të pëmbledhur  romanin ”  Anjeza nuk u zgjua”.

Interes tē veçantë zgjoi fjala e rektorit te Universitetit  ” Ismail Qemali” , Vlorë Prof.dr RolandZisi i cili në cilësinë e studiuesit të letērsisë bashkëkohore   shpalosi para auditorit njē dimension të ri tē autorit Preç Zogaj ,ku shkrimtari e intelektuali , ecin së bashku brenda orës kontinentale.Me tej fjalën e mori shkrimtari Eqerem Canaj , i cili u ndal ne fjalën e tij ne kontibutun e Prec Zogaj si poet , por edhe si prozator duke nënvizuar veçori tē krijimtarise se tij.

Diskutimet vijuan me fjalën përshëndetëse të pedagoges së letersisë  Dr Edlira Çerkezi e  cila  u fokusua tek mënyra si ne e lexojmë veprën e autorit Prec Zogaj në dy kohë të ndryshme dhe se sa e vlerë mbetet vepra në cdo kohë, kjo falë shkrimtarit që as e  ndryshon dhe e as e  transformon koha .

Në përmbyllje te diskutimeve , ishte fjala e vetë autorit i cili mes emocioneve  shprehu falenderim e mirenjohje për organizatorët , por edhe ndau edhe disa momente tē veçanta nga krijimtaria e tij.