[:sq]Programet e Studimit Biologji[:]

[:sq]Departamenti i Biologjisë ofron programe studimi të Ciklit të Parë Bachelor dhe të Ciklit të dytë Master Profesional dhe Master i Shkencave si më poshtë:

 

  • Diploma e Ciklit të Parë të Studimeve Bachelor me kohë të plotë:

Bachelor në Biologji

Programi i ciklit të parë Bachelor në “Biologji” është organizuar në tri vite akademike (6 semestra).  Në përfundim të studimeve studentët grumbullojnë 180 ECTS dhe fitojnë diplomën: Bachelor në “Biologji”. 

 

  • Diploma e Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional me kohë të plotë:

Master Profesional në Mësuesi AM në Biologji, me profil minor në Kimi

Programi i ciklit të dytë Master Profesional në Mësuesi AM në Biologji, me profil minor në Kimi”i pajis studentët me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për formim profesional në fushën  e mësuesisë. Në fund të programit studenti ka marrë 120 kredite dhe në përfundim të studimeve lëshohet diplomë universitare Master Profesional në “Mësuesi AM në Biologji, me profil minor në Kimi”.

  • Diploma e Ciklit të Dytë të Studimeve, Master i Shkencave me kohë të plotë:

Master Shkencor në “Biologji Mjedisore”

Programet e studimeve të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore” i pajis studentët me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor  në fushën  e Biologjisë Mjedisore.  Në fund të programit studenti ka marrë 120 kredite, dhe kohëzgjatja normale e studimit është 2 vite akademike. Në përfundim të programit të studimeve të këtij cikli lëshohet diplomë universitare Master Shkencor në “Biologji Mjedisore”.

 

 [:]