njoftime Thirrje

[:sq]PREZANTIMI I BURSAVE CHEVENING[:]

[:sq]

CHEVENING ON THE ROAD

VLORE

Chevening është një program prestigjjoz i qeverisë britanike i cili mbështet me bursë të plotë studimet një vjeçare master në çdo universitet të Britanisë së Madhe. Më shumë se 35 vjet eksperiencë dhe 50,000 alumni në të gjithë botën e bejnë Chevening të vetmin në llojin e tij. Chevening synon të mbështesë të gjithë ata të rinj dhe profesionistë të angazhuar që kanë një vizion të qartë të asaj që duan të bëjnë dhe përkushtohen për të sjellë ndryshime pozitive. Programi Chevening përpos përvojës akademike, ofron një gamë të gjerë aktivitetesh rrjetëzimi me një grup të zgjedhur njerëzish si dhe mundësinë e ekspozimit ndaj një shumëllojshmërie eksperiencash, idesh dhe pikëpamjesh që të rrisin në nivel profesional dhe personal.

Nëse mendoni që Chevening mund të jetë për ju, na u bashkoni në një sesion informimi me Zv. Ambasadorin Britanik Jason Ivory dhe Koordinatoren e Programit Chevening Deni Sanxhaku për të mësuar më shumë rreth tij.

BIBLIOTEKA QENDRORE,

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”

E HENE, 12.10.2020

12:00

 

https://www.chevening.org/scholarships/

Prezantimi i Bursave Chevening Vlore

 [:]