[:sq]PRANIMI I STUDENTËVE NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË[:]

[:sq]

PRANIMI I STUDENTËVE NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË

Studimet në DK mund të ndiqen nga shtetas shqiptarë, shqiptarët etnikë jashtë kufijve shtetërorë si dhe nga çdo shtetas i huaj, në bazë të kritereve të përcaktuara nga MAS.

Pranimi në programet e studimit Bachelor në UV, bëhet sipas udhëzimeve dhe kuotave të përcaktuara në aktet nënligjore përkatëse që nxjerr Këshilli i Ministrave apo MAS për vitin akademik përkatës. Në këto programe studimi mund të pranohen vetëm ata persona që kanë përfunduar arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional dhe kur kanë përfunduar jo më pak se 12 vjet shkollë në ciklet parauniversitare.

Mund të pranohen edhe ata persona që kanë marrë një diplomë të shkollës së mesme jashtë vendit. Për këtë kategori kërkohet që të jetë bërë ekuivalentimi i diplomës së fituar prej tyre në vendin e huaj nga komisioni përkatës në MAS. Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm, si më sipër, si dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave.

DK mund të vendosë edhe kritere shtesë pranimi për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilat i bën publike dhe i vë në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) dhe MAS;

Në fillim të vitit akademik, UV-ja dërgon në AKP listën e studentëve të regjistruar. Dokumentat e aplikimit dhe ato të regjistrimit do të jenë në përputhje me aktet nënligjore përkatëse që nxjerr Këshilli i Ministrave apo MAS për vitin akademik përkatës;

Rregjistrimi

 Kandidatët fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në një program studimi të ciklit të parë, nëse mbi bazën e kritereve të vendosura, renditen nga UV-ja në listën e fituesve, për atë program. Kandidatët fitues, të shpallur, fitojnë statusin e studentit dhe kanë të drejtë të ndjekin studimet në vitin akademik përkatës, nëse regjistrohen në sekretarinë mësimore të fakultetit, pasi kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm juridik, brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht (në udhëzimet përkatëse të MAS) dhe mandat pagesën e tarifës së regjistrimit në UV.

 UV sipas brenda afateve kohore të përcaktuara në udhëzimet e MAS dërgon në AKP listën e studentëve të regjistruar, për t’i pajisur ata me numër matrikullimi (NIM).

Studentët pasi regjistrohen në sekretarinë mësimore, kryejnë edhe regjistrimin në sistemin elektronik të sekretarisë (UMS), ku pajisen me user name personal dhe password (që do t’u shërbejnë atyre për të parë të gjithë informacionin në lidhje me procesin mësimor dhe rezultatet e arritura).

Sekretaria plotëson regjistrat themeltarë hard copy të ardhur nga AKP (sipas formatit tip) si dhe regjistrat elektronikë, për të regjistruarit e ardhur rishtaz dhe për studentët e transferuar.

Studenti duhet të paguajë tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik para fillimit të sezonit të provimeve të dimrit. Në rast mospagese ai humbet të drejtën për të hyrë në provime;

  1. Studenti e humbet statusin e tij me marrjen e diplomës, me largimin vullnetar të tij papërfunduar studimet ose me përjashtimin e tij nga universiteti.
  2. Studentëve u jepet informacion mbi rregulloren e studimeve universitare dhe për mundësitë për punësimin e tyre pas diplomimit programeve të studimeve përkatëse. Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë brenda apo jashtë vendit të diplomës së lëshuar nga ky institucion. c. Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës

[:]