[:sq]Përmirësimi i notave[:]

[:sq]

Përmirësimi i notave

  1. Studenti ka të drejtë të kërkoj përmirësimin e notës. Një veprim i tillë lejohet kur nota që kërkon të përmirësoj studenti është e një lënde të vitit akademik që ai sapo ka mbyllur. Studenti ka të drejtë të përmirësojë deri në dy nota në vit dhe modulet përkatëse të jenë vetëm nga detyrimet e atij viti.
  2. Mund të përmiresojnë notën vetëm studentët që kanëshlyer të gjitha detyrimet e atij viti.
  3. Për përmirësimin e notës, studenti provohet vetëm një herë dhe vetëm në sesionin e vjeshtës. Mbetet në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. Në rast se studenti nuk paraqitet, mbetet në fuqi nota e sesionit të mëparshëm.
  4. Kërkesa për përmirësim note i paraqitet pergjegjesit të  departamentit dhe  ai  i  përcjell  tek SM para sezonit të vjeshtës. Kërkesa për përmirësim note paraqitet jo më vonë se një javë para fillimit të sezonit të vjeshtës.
  5. Në bazë të vendimit që merret sekretaria mësimore kryen veprimet përkatëse.
  6. Studenti mund të përmirësojë vetëm vlerësimin e marrë në provim, i cili i bashkëngjitet vlerësimit të marrë në elementët e tjerë të lëndës, përgjatë vitit shkollor.
  7. Në rastin e organizimit të lëndëve me module, ku vlerësimi realizohet nëpërmjet provimeve të integruara ose shlyrjes së lëndës me pjesë, përmirësimi i notës bëhet për të gjithë lëndën.

[:]