njoftim punesim

[:sq]Njoftim punësimi[:]

[:sq]

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. DEPARTAMENTI INXHINIERIVE DHE TEKNOLOGJISË DETARE

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë ( një vende të lirë) si më poshtë:

 

1 (një) personel akademik në fushën e Inxhinierisë Mekanike

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike në lëndët e Inxhinierisë Mekanike.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati duhet të plotësojë edhe kriteret e mëposhtme:

  1. Të zotëroj të paktën një nga titujt e studimit: Diplomë Master i Shkencave ose Ekuivalente me të në fushën e kërkuar, të fituar brenda ose jashtë vendit; Diplomë master i nivelit të Dytë ose Ekuivalent i saj në fushën e kërkuar, të fituar brenda ose jashtë vendit; ose të ketë përfunduar formimin teorik të Shkollës së Doktoratës( 60 kredite) në fushën e kërkuar. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MAS, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Të këtë mesataren e përbashkët të studimeve universitare në të tre ciklet e studimit (Bsc, Msc, MND, DIND) përfshirë dhe ato të formimit teorik të shkollës së doktoratës mbi 8 tetë.
  3. Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara.
  4. Preferohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet e doktoratës (në fushat e kërkuara) , ose janë në përfundim të studimeve të doktoratës (në fushat e kërkuara).
  5. Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
  6. Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor
  7. Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.
  8. Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

 

Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Shkollimi

  • Për çdo 1/10 mbi notën mesatare 8 tetë – vlerësimi me 1 pikë.
  • Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i Nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj                                                                10 pikë.
  • Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara.                                                                                                                                             30 pikë.

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

 

  • Doktor i shkencave në fushat e kërkuara.                                           50 pikë.
  • PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara                   70 pikë.
  • Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara                                            70 pikë.
  • Profesor Doktor në fushat e kërkuara                                                 100 pikë.
  • Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara. (5 – 10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)

 

Eksperienca ne IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike,

me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total,

me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.

 

Njohja e Gjuhes se Huaj

Për cdo gjuhë të huaj të njohur, dhe të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota te paktën 8 ose niveli B1)                                  2 pikë

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare                                                                                                    2 pikë për çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore kombëtare                                                                                                           1 pikë për çdo artikull.
  • Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve  ndërkombëtare të kërkim zhvillimit.                2 pikë   për çdo projekt të koordinuar apo zbatuar.  

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

a. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

b. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresënunivlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
  • Kopje të librezës së punës;
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  • Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop-e etj
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.

 

c. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (12.12.2017- 26.12.2017) pas publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

d. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

 [:]