[:sq]Misioni i Departamentit të Ekonomiksit[:en]Mission of the Department of Economics[:]

[:sq]

  • Misioni i Departamentit, Qëllimet dhe Objektivat

Misioni i Departamentit të Ekonomiksit është të sigurojë njohuri të vazhdueshme, bashkëkohore dhe të thella të studentëve në degën e Ekonomiksit, të përshtatshme me traditat shqiptare, standardet europiane dhe kërkesat e grupeve te interesit rajonal. Kjo do të mundësohet nëpërmjet:

  • Zhvillimit dhe njohjes sa më mirë të modeleve teorike ekonomike;
  • Përshtatjes sa më mirë të ketyre modeleve me praktikat ekonomike, si ato të vendit dhe më gjerë, me synim zgjidhjen e një sërë problemesh ekonomike;
  • Të qënurit fleksibël ndaj fenomenit të globalizimit.

Departamenti ka për mision kryesor sigurimin e një kërkimi shkencor dhe edukimi në Ekonomiks të një cilësie të lartë. Kjo kërkon një orientim drejt publikimeve dhe kërkime të njohura në vend dhe më gjerë, gjë që rrit të kuptuarin e fenomeneve ekonomike në atë mënyrë që lejon çdokënd të mirëinformohet mbi debatet e ditës për politikat e volitshme për zhvillim.

 

Qëllimi në Mësimdhënie

Nëpërmjet studimit të teorisë ekonomike, politike dhe institucioneve, qëllimi i departamentit është: të rrisë aftësinë e studentëve për të menduar objektivisht, në mënyrë kritike, dhe imagjinative, për të inkurajuar kuriozitet intelektual dhe dëshirë për dije, për të rritur aftësinë për të identifikuar, marrë, organizuar dhe interpretuar të dhënat përkatëse objektivisht dhe për të zhvilluar aftësitë efektive të komunikimit me gojë dhe me shkrim.[:]