Konferencë e Fakultetit të Shëndetit Publik

Të dashur kolegë,

Fakulteti i Shëndetit Publik në Universitetin e Vlorës (www.univlora.edu.al) ka ndërmarrë organizimin e një konferencë të përbashkët me School of Medicine, University of Crete (www.med.uoc.gr) dhe me Technological Education Institute of Crete (www.teicrete.gr).

Institucionet e mësipërme janë institucione më njohje ndërkombëtare dhe me bashkëpunime afatgjata me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionin e Bashkimit Europian. Të treja institucionet partnere kanë vënë në dispozicion pedagogët e tyre më prestigjozë për të referuar arritjet e fundit të punimeve studimore në sektorët e kërkimit shkencor në fushën e Shëndetit Publik.

Qëllimi i kësaj konference është të diskutojë mbi situatën e shëndetit komunitar sipas profileve specifike të Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe të promovojë nevojat prioritare në shërbimet shëndetsore komunitare.

Konferenca do të mundësojë prezantimin dhe diskutimin e sukseseve, mundësive, sfidave dhe pengesave me të cilat përballet shëndeti publik në vendin tonë (Vlorë, Gjirokastër, Tiranë) dhe në Kretë.

Prezantimi i problematikës së studiuar me metodikë shkencore, do të shërbejë si platformë e mirëfilltë për rekomandimin e strategjive të përshtatshme për ngritjen e nivelit të shërbimeve komunitare në standarte bashkëkohore.