[:sq]FREKUENTIMI[:]

[:sq]FREKUENTIMI

Pjesmarrja e studentëve në mësim:

  1. Studenti duhet të ndjekë të gjitha format e mësimdhënies së disiplinave të përcaktuara në planin mësimor. Masa e detyrueshme e frekuentimit të tyre ndryshon në funksion të tipit të aktivitetit mësimor që realizohet, duke i klasifikuar pjesërisht të detyrueshme dhe plotësisht të detyrueshme:
  2. frekuentimi i leksioneve është i këshillueshëm ose i detyrueshëm (përcaktohet në syllabus-in e lëndës);
  3. frekuentimi i seminareve dhe ushtrimeve është i detyrueshëm në masën jo më pak se 75% të numrit të seancave të zhvilluara;
  4. frekuentimi i punëve laboratorike, punëve praktike dhe praktikave mësimore është plotësisht i detyrueshëm në masën 100%.

 

  1. Nëse studenti me ose pa arsye, nuk merr pjesë në mbi 25% të numrit të seancave të zhvilluara në një modul, shpallet i paklasifikuar dhe humbet të drejtën për t’u paraqitur në provim në atë modul. Ai është i detyruar të ndjekë përsëri modulin në vitin pasardhës me të njëjtat rregulla të frekuentimit.

 

  1. Për formën e mësimit me frekuentim të detyrueshëm laborator, kur studenti me ose pa arsye nuk merr pjesë qoftë edhe në një seancë mësimi, departamenti përkatës i krijon studentit edhe një mundësi tjetër për të shlyer frekuentimin e detyruar, para përfundimit të semestrit. Në rastet e përsëritjes së mungesave, studenti i ndjek ato në vitin pasardhës.

 

  1. Projektet dhe detyrat e kursit janë të detyrueshme të shlyhen në masën 100%, në të kundërt studenti nuk hyn në provimin e lëndës deri sa t’i shlyejë ato. Pjesëmarrja e studentit evidentohet rregullisht dhe kontrollohet nëpërmjet regjistrit të pedagogut.

 

  1. Për formën e mësimit me frekuentim të detyrueshëm praktikë mësimore/profesionale në terren, kur studenti me ose pa arsye merr pjesë pjesërisht në të, departamenti përkatës i krijon studentit edhe një mundësi tjetër për të shlyer detyrimin e mbetur, para përfundimit të vitit akademik. Në rastet e përsëritjes së mungesave, studenti i ndjek ato në vitin pasardhës

 [:]