njoftime Projekte seminare

[:sq]VIZITA MONITORUESE E PROJEKTIT KNOWHUB[:]

[:sq]

VIZITA MONITORUESE E PROJEKTIT KNOWHUB

Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi në datën 10 Nëntor 2020, në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, vizitën monitoruese të projektit “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity- KNOWHUB” i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lartë”.

Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së nën cilësinë e anëtarit të grupit të punës së projektit, si dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universiteti Europian i Tiranës.

Gjatë vizitës monitoruese u diskutuan objektivat e projektit, cështjet që ky projekt adreson, arritjet/ aktivitetet e realizuar gjatë vitit të parë të implementimit të tij, hapat në vijim, rëndësia e qëndrueshmërisë së projektit dhe sesi do arrihet ajo pas përfundimit të tij. Në takim u theksua hapja e qëndrave të komercializimit (HUB) si dhe impakti që kjo qendër do të ketë në nivel lokal dhe jo vetëm.

Projekti, i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) partnerë ka për qëllim kryesor ngritjen e Qendrave të Komercializimit (HUB) në të gjitha universitetet pjesëmarrëse, që do të shërbejnë si një pikë ndërlidhëse midis IAL-ve dhe ndërmarrjeve/bizneseve dhe shoqërisë.

Risia e këtij projekti është një shërbim, që deri tani ka munguar në universitetet e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Për më shumë informacion rreth projektit KNOWHUB vizitoni website-in: https://knowhub.eu/

 [:]