njoftime

[:sq]Kurse të reja verore nga Universiteti i Padovës në Itali[:]

[:sq]Kurse të reja verore nga Universiteti i Padovës në Itali

 ​Universiteti i Padovës ka pasuruar lëndët për semestrin verë 2021 me 3 (tre) kurse të reja për kulturën dhe historinë italiane. Këto kurse fokusohen në një periudhë specifike të historisë italiane dhe kanë për qëllim prezantimin e historisë, shoqërisë dhe kulturës italiane te studentët. Kurset do të përfshijnë leksione, workshop-e dhe aktivitete interaktive të grupeve.

Kurset janë të hapura për studentët Bachelor (viti 2/3) ose studentët Master (viti i parë).

Tarifa e kursit është 150 EUR, ndërsa heqja e plotë e tarifave u ofrohet studentëve të regjistruar në universitetet partnere të Universitetit të Padovas.

Aplikimet janë të hapura deri më 21 qershor 2021.

Më shumë informacion rreth kurseve, procedurës së aplikimit dhe tarifave i gjeni në likun vijues:

https://www.unipd.it/en/summer-term

 [:]