njoftime

[:sq]PËRFUNDON ME SUKSES PROCESI I AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË[:]

[:sq]

PËRFUNDON ME SUKSES PROCESI I AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË

Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës përfundon sot me sukses procesin e akreditimit të të gjithë programeve të studimit të ciklit të parë “Bachelor”. Prej më shumë se një viti është punuar prej departamenteve, fakulteteve si dhe të gjithë strukturave ndihmës-akademike, për realizimin me sukses të këtij procesi mjaft të rëndësishëm për cdo institucion të arsimit të lartë.

Janë dorëzuar 25 dosje vetëvlersimi, me nje numër rekord evidencash për 25 programe studimi “Bachelor” të ofruar në universitetin e Vlorës. Të gjithë programet Bachelor kanë kaluar fazën e vlerësimit të jashtëm, vlerësuar mjaft pozitivisht prej ekspertëve në përmbushje të standartetve të sigurimit të cilësisë dhe jemi në pritje të vendimeve të Bordit të Akreditimit.  Puna jonë nuk ndalet këtu, pasi objektivi i UV-së është akreditimi i të gjitha programeve të studimit të ciklit të dytë (Master profesional dhe Master i Shkencave).

Në vitin e ri akademik 2021-2022, UV vjen si i vetmi institucion i arsimit të lart publik në Shqipëri me programe studimi të ciklit të parë “Bachelor” të akredituara dhe të njohura ndërkombëtarisht, duke dëshmuar edhe njëherë veten si lider sa i përket cilësisë në arsimin e lartë.

Zgjedhja e vetme për çdo student duhet të jetë UV, pasi vetëm me programe të akredituara puna dhe koha juaj do të marr vlerësimin e merituar!

Lista e programeve që kanë përfunduar procesin e vlerësimit të jashtëm:

 

  • Bachelor në Kontabilitet
  • Bachelor në Financë
  • Bachelor në Administrim Biznesi
  • Bachelor në Ekonomiks
  • Bachelor në Menaxhim Turizmi
  • Bachelor në Marketing
  • Bachelor në Histori-Gjeografi
  • Bachelor ne Pedagogji e Specializuar
  • Bachelor në Gjuhë Angleze
  • Bachelor në Gjuhe shqipe dhe Letersi
  • Bachelor në Infermieri të Përgjithshme
  • Bachelor ne Infermieri-Mami
  • Bachelor në Inxhinieri Elektrike
  • Bachelor në Mësusi për Arsim Fillor
  • Bachelor në Mësuesi për Arsim Parashkollor
  • Bachelor në Shkenca Kompjuterike
  • Bachelor në Teknologji Informacioni
  • Bachelor në Informatikë
  • Bachelor në Matematikë
  • Bachelor në Navigacion
  • Bachelor në Inxhinieri Navale
  • Bachelor në Inxhinieri Mekanike
  • Bachelor në Biologji
  • Bachelor në Gjuhë Italiane
  • Bachelor në Kimi

[:]