njoftime

[:sq]Në këtë pranverë të trishtë, u ndave nga jeta o miku dhe kolegu ynë i nderuar – Dr.Fejzi Alushi![:]

[:sq]

Për Dr. Fejzi Alushin

Në këtë pranverë të trishtë, u ndave nga jeta o miku dhe kolegu ynë i nderuar – Dr.Fejzi Alushi!

Fejzi Alushi – ky djalë Vlore, me pasionin e tij të hershëm për dijen dhe shëndetin, u diplomua në Mjekësi dhe më vonë u specializua në Nefrologji, profesion të cilin e ushtroi në ndihmë të qytetarëve, deri në momentet e fundit të jetës së tij. Përherë i gatshëm, i pa lodhur, i komunikueshëm dhe një klinicist i suksesshëm, gjithmonë pranë pacientëve në nevojë për ndihmën e tij të specializuar si në rrethin e Vlorës dhe më gjerë.

Me shumë pasion dhe dashuri një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së vet ia kushtoi mësimdhënies në Universitetin e Vlorës, në Fakultetin e Infermierisë së pari e më pas të Shëndetit Publik. Ai la gjurmë të pa shlyeshme në formimin e profesionistëve të kujdesjeve shëndetësore pranë këtij fakulteti. Me mijëra studentë do të kujtojnë, pedagogun e thjeshtë dhe të pa lodhur, Dr. Fejziun.

Në bangat e auditorëve të leksioneve, do tu mungosh studentëve për pedagogjinë dhe përcjelljen e eksperiencës profesionale.

Do tu mungosh kolegëve të fakultetit, i cili me nderim dhe respekt do të kujtojë në vazhdimësi, mikun, bashkëpunëtorin, pedagogun dhe njeriun e pa lodhur Fejzi Alushi.

Nderim emrit dhe veprës akademike të Doktor Fejzi Alushit!

SONY DSC
[:]