njoftim pune njoftim punesim

[:sq]Njoftim Punësimi – Personel Akademik me Kohë të Pjesshme për Lëndët e Inxhinierisë Elektrike[:]

[:sq]

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 66, datë 05.11.2020 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

 

2 (DY) PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË GRUP LËNDËT E INXHINIERISË ELEKTRIKE, PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021, PRANË DEPARTAMENTIT TË INXHINIERIVE DHE TEKNOLOGJISË DETARE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TEKNIKE DHE NATYRORE

 

Përshkrimi i vendit të punës

  • Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme
  • Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Elektrike
  • Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standartin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna” si dhe të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese të UV-së, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

Kritere të veçanta

  1. Të zotëroj të paktën një nga titujt e studimit: Diplomë Master i Shkencave ose Ekuivalent i saj në fushën e Inxhinierisë Elektrike të fituar brenda ose jashtë vendit; Diplomë Master i Nivelit të Dytë ose Ekuivalent i saj në fushën e Inxhinierisë Elektrike të fituar brenda ose jashtë vendit; ose të ketë përfunduar formimin teorik të Shkollës së Doktoratës (60 kredite) në fushën e Inxhinierisë Elektrike. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MASR, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Të këtë mesataren Universitare në (Bsc+Msc) mbi 8 (tetë), ose mesataren e DIND mbi 8 (tetë), si dhe ato të formimit teorik të shkollës së doktoratës mbi 8 (tetë).
  3. Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara.
  4. Preferohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet e doktoratës (në fushat e kërkuara), ose janë në përfundim të studimeve të doktoratës (në fushat e kërkuara).
  5. Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
  6. Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor
  7. Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.
  8. Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8 (tetë) ). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
  9. Preferohen që kandidatët të kenë eksperienca punësimi si personel shfrytëzues ose mësimdhenie ne fushat përkatëse.

 

Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Shkollimi

1. Për çdo 1/10 mbi notën mesatare 8(tetë) vlerësimi me 1 pikë
2. Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj 10 pikë

 

3. Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara 30 pikë

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

1. Doktor i shkencave në fushat e kërkuara 50 pikë
2. PhD në Universitetet Perëndimore në fushat e kërkuara 70 pikë
3. Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara 70 pikë
4. Profesor Doktor në fushat e kërkuara 100 pikë
5. Doktor i shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara (5-10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni i vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)

 

Eksperienca në IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie në IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0.5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë në total.

 

Eksperienca e punës në profesion

  • Eksperienca në profesion si personel shfrytëzues në fushat përkatëse, 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 10 pikë në total.

 

Njohja e gjuhës së huaj

  • Për çdo gjuhë të huaj, dhe të ceritifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota të paktën 8 ose niveli B1) 2 pikë

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit

1. Botime në revista shkencore ndërkombëtare 2 pikë për çdo artikull
2. Botime në revista shkencore kombëtare 1 pikë për çdo artikull
3. Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve ndërkombëtare të kërkim zhvillimit 2 pikë për çdo projekt të koordinuar apo zbatuar

Kandidatët të cilët dorëzojnë dokumentacion të pa noterizuar, ose kanë mungesë në dokumentacion nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.

 

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i aplikimit i plotësuar nga aplikanti. Gjendet në adresën univlora.edu.al
  • Jetëshkrim/ CV;  Kliko Këtu: Formular-aplikimi-per-personel-akademik
  • Diploma/t universitare (kopje e noterizuar);
  • Lista e notave e studimeve universitare (origjinal ose kopje e noterizuar);
  • Tituj akademik ose grada shkencore (kopje e noterizuar);
  • Dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim (kopje të noterizuara);
  • Artikuj të botuar, projekte shkencore, etj;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, seminare, workshop-e, etj (kopje të noterizuara);
  • Libreza e punës (origjinale ose kopje të noterizuar)
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit (origjinal);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dokument origjinal i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor);
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;

 

 

Shënim:

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

 

Mënyra e aplikimit

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: 

              – Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Lagjja. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400  Vlorë, Shqipëri.

-Drejtoria e Komunikimit dhe e Burimeve Njerëzore.

– Personel akademik me kohë të pjesshme për grup lëndët  e Inxhinierisë Elektrike pranë Departamentit te Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare

 

Afati për aplikim

  • Afati për të aplikuar është 2 dy (javë) kalendarike. Ky afat fillon nga data e nesërme e publikimit të njoftimit  në web-site zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë: univlora.edu.al. (njoftimi u publikua në datën 09.11.2020 dhe afati përfundon në datën 24.11.2020.
  • Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 24.11.2020, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.

 

Procedura e punësimit të personelit akademik

  • Punësimi i personelit akademik në UV bëhet me konkurs.
  • Konkurimi do të kryhet në dy faza: vlerësimi i dosjes dhe intervista e drejtëpërdrejtë e kandidatit.
  • Dokumentacioni i dorëzuar nga aplikanti në kundërshtim me kërkesat e shpallura, nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc. Vlerësimi do të kryhet vetëm mbi bazën e dokumentacionit të konsideruar të vlefshëm.
  • Komisioni ad hoc njofton kandidatët për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë.
  • Ankesat në lidhje me vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimin e procedurave nga komisioni ad hoc, paraqiten te Rektori brenda 5 (pesë) ditëve.
  • Kandidatit i lind e drejta e ankimit nga e nesërmja e njoftimit të vendimit për fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar. Në këtë rast, Rektori urdhëron komisionin ad-hoc për pezullimin e procedurës së konkurimit deri në përfundimin e procedurës së shqyrtimit të ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, Rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc. Vendimi i rektorit i njoftohet komisionit ad-hoc i cili në vijim cakton datën dhe njofton kandidatët fitues për zhvillimin e intervistës me gojë.
  • Kandidati i cili kalon fazën e parë të kualifikimit të dosjes, por nuk paraqitet në fazën e dytë të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.
  • Komisioni ad hoc vlerëson dhe rendit kandidatët konkurues sipas pikëzimit të vendosur në rregulloren e UV-së dhe ia përcjell Rektorit i cili vendos në mënyrë përfundimtare mbi secilën kandidaturë.
  • Kundër vendimit të fazës së dytë për vlerësimin e intervistës, kandidati ka të drejtën e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Në këtë rast, Rektori urdhëron shqyrtimin e ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc.
  • Vendimi përfundimtar i Rektorit për miratimin e klasifikimit përfundimtar dhe shpalljen e fituesit, i njoftohet palëve të interesuara.
  • Rektori emëron kandidatin fitues dhe nënshkruan kontratën e punës.

 

DREJTOR

Eloina TOZAJ

Formulari aplikimit

[:]