njoftime Thirrje

[:sq]Thirrje për aplikim për vizitë trajnimi në Universitetin të Ankonës në kuadër të projektit ALMARS[:]

[:sq]

Thirrje për aplikim për vizitë trajnimi në Universitetin të Ankonës në kuadër të projektit ALMARS

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në kuadër të projektit “Capacity building for Blue Growth and curriculum development of Marine Fishery in Albania – ALMARS”  financuar nga programi Erasmus+ CBHE, ku UV-ja është partner, fton stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Teknike pranë UV-së të aplikojë për pjesëmarrje në vizitë trajnimi mbi Peshkimin që do të organizohet në Universitetin e Ankonës në Itali më 09-12 Mars 2020.

Thirrja për aplikim është e hapur për 2 (dy) staf akademik të Fakultetit të Shkencave Teknike që kanë lidhje direkte ose indirekte me peshkimin detar, akuakulturën, mbrojtjen e mjedisit detar.

Shpenzimet (transport, akomodim) do të mbulohen nga projekti.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton se jane pedagoge prane Fakultetit te Shkencave Teknike, pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Leter motivimi ku të argumentohet qartazi qëllimi i aplikimit, përfitimet e pritura nga ky trajnim dhe sesi këto njohuri të përfituara do të vihen në zbatim gjatë punës së tyre në UV.
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike që ju lejon të shkëputeni për të kryer trajnimin;

 

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Koordinatorit te Projektit (Kristofor Lapa, godina A Rektorati, kati II) brenda datës 28/02/2020.

 

Për më shumë informacion rreth vizitës trajnuese kontaktoni me koordinatorin e projektit, Prof. Asoc. Kristofor Lapa në adresën e e-mailit: kristoforlapa@gmail.com; kristofor.lapa@univlora.edu.al.

 

Suksese!

 

 

 [:]