njoftime

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët Erasmus +[:]

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Salernos në Itali.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin e Salernos (University of Salerno ) në Itali në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton studentët të aplikojnë për të përfituar bursë studimi për një periudhë prej 5 muajsh në Universitetin  e Salernos  në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (University of Salerno), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

Numri i bursave të studimit: – 8 (tetë)

Periudha e mobilitetit: – 5 muaj

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në Bachelor;
  • Të jetë student i programit të studimeve Master.
  • Të jenë student të programit të studimit të fushës Drejtësi.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës Italiane (niveli A2) ose Angleze (niveli B1)

Njoftimi i plote

Formular aplikimi në Universitetin e Salernos

Formular aplikimi West Attica University[:]