njoftime

[:sq]Thirrje për bursa studimi në Universitetin Perëndimor Atika[:]

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Perëndimor Atika (West Attica University) në Greqi

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin  Perëndimor Atika (West Attica University) në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar bursë studimi/ në Universitetin Perëndimor tw Atikws – Athinw Greqi, pwr semestrin Pranvere 2020. Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (WAU), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave të studimit: 4 (katër)

Periudha e studimit:  1 bursë studimi për 4 muaj

                                    3 bursa studimi për 3 muaj

Kriteret për aplikantët:

  1. Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në Bachelor;
  2. Të jetë student i programit të studimit tw fushave: Turizëm, Administrim Biznesi, Kontabilitet, Financë, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Navale, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektrike.
  3. Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit

Tourism Management

INFORMATICS & COMPUTER ENGINEERING[:]