njoftim punesim

[:sq]Fakulteti i Ekonomisë kërkon të rekrutojë në Departamentin e Biznesit 1 (një) personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare [:]

[:sq]NJOFTIM

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 104, datë 22.11.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

DEPARTAMENTI I BIZNESIT
Fakulteti i Ekonomisë kërkon të rekrutojë në Departamentin e Biznesit 1 (një) personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare për mbulimin e grup lëndëve të turizmit, 1 (një) personel akademik me kontratë me kohë të pjesshme për mbulimin e grup lëndëve të biznesit dhe 1 (një) personel akademik me kontratë me kohë të pjesshme për mbulimin e grup lëndëve të turizmit.

Kriteret bazë dhe parimet preferenciale, të mëposhtme për punësimin e personelit akademik me kontratë 1(një) vjeçare për mbulimin e lëndëve të turizmit që zhvillohen në programin e ciklit të parë të studimit Bachelor “Manaxhim Turizmi” si dhe në Ciklin e Dytë të Studimit Master Profesional “Sipërmarrje në Turizëm”

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:

• Kandidati duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Turizëm, apo Marketing-Turizëm, diplomën “Master i Shkencave” në Turizëm, apo Marketing-Turizëm, diplomën “Bachelor në Turizëm” ose ekuivalente me të, të fituara në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin
• Kandidati qe zotëron diplomën “Master i Shkencave” në Turizëm, apo Marketing-Turizëm, ose ekuivalente me të duhet të jetë domosdoshmërisht i rregjistruar në programin e ciklit të tretë të studimeve të doktoraturës në fushën e Turizmit.
• Kandidati qe zotëron diplomën “Bachelor në Turizëm” ose ekuivalente me të, duhet domosdoshmërisht që këto diploma të kenë formën e studimit me kohë të plotë.
• Mesatarja e cdo diplome që zotëron të jetë jo më pak se 8.5 (tetë e pesë të dhjetat).
• Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.

Shkarko njoftimin e plote
Skema e vlerësimit

Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ[:]