njoftim pune njoftim punesim njoftime

[:sq]SPECIALIST AUDIT/JURIST NË SEKTORIN E AUDITIT[:]

[:sq]

NJOFTIM

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në vendimin  e Bordit të Administrimit Nr.6 datë 27.04.2018, “ Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të punësimit  të personelit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse dhe Sektorin e Auditit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë“ shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

  1. SPECIALIST AUDIT/JURIST NË SEKTORIN E AUDITIT 1 (NJË VEND I LIRË) SI MË POSHTË:

 

Lloji i diplomës “Arsim i Lartë” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Specialist Audit/jurist në Sektorin e Auditit

Paga e grupit sipas nivelit arsimor universitar;

  • Shtesë mbi pagën e grupit për vjetërsi në punë në masën 2 % për çdo vit pune;
  • Kategoria e pagës IV-a.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Ushtron në mënyrë të pavarur funksionin e auditit të brendshëm pa lënë hapsirë për ndërhyrje nga kolegët, mbikqyrësit, drejtuesit e njësisë së auditimit apo pala e audituar, me përjashtim të marrëdhënieve të ndërsjellta të këshillimit;
  2. Zbaton programin e auditimit.
  3. Kërkon dhe siguron të gjitha të dhënat me karakter teknik, ekonomik, financiar, menaxherial dhe ligjor të njësisë që auditohet, duke marrë përsipër ruajtjen e fshehtësisë së tyre sipas legjislacionit në fuqi;
  4. Auditon dhe verifikon veprimet individuale brenda sistemeve të testuara nëpërmjet vlerësimit të riskut në terren.
  5. Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara nga puna audituese dhe harton raporte informuese për organet kolegjiale në mënyrë të pavarur, të pa-anshme dhe profesionale.
  6. Organizon punën për rishikimin e kuadrit ligjor dhe procedurial si dhe për udhëheqjen metodologjike të auditimit të brendshëm;
  7. Shqyrton propozimet e njësive publike për rishikime apo ndryshime në manualet specifike apo udhëzime të tjera të fushës;
  8. Merr nga punonjësit e njësisë së audituar për rastet kur gjykohet e nevojshme spjegime, deklarata, fotokopje të dokumentave, në të cilat titullari i njësisë publike të audituar ka vënë shënimin “e njëjtë me origjinalin” si dhe materiale të transportueshme, në formë elektronike, që janë subjekt i auditimit të brendshëm.
  9. Ndjek në mënyrë periodike trajnimin e vijueshëm profesional.
  10. Merr pjesë në grupe auditimi të miratuara nga drejtuesi i Sektorit të auditimit.

 

KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në Shkenca Juridike. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë të paktën 3(tre) vite përvojë pune në profesion.
  3. Të jenë pajisur me dëshminë “Auditues i brendshëm në sektorin publik”.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Burimeve Njerëzore të Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë, ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë për ketë pozicion;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave
  • Kopje të noterizuar të diplomës/ve Master dhe të listës së notave
  • Kopje të noterizuar të librezës së punës;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, lëshuar nga Gjykata dhe Prokuroria.
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, në lidhje me eksperiencën në punë/jo skualifikues;
  • Dëshmi të noterizuar të kualifikimeve;
  • Dëshmi të noterizuar të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, që shkarkohet në faqen e U.V;

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e protokollit me shënimin Për procedurën e konkurrimit për Specialist audit/jurist në Universitetin “Ismail Qemali”Vlorë.

 

Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion skualifikohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen fazës së dytë.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen me sistem pikëzimi për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse si dhe certifikatat që vërtetojnë aftësinë, cilësi si dhe përvojën e tyre.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike  nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Afati i fundit i dorezimit te zarfave eshte data 05.06.2018.

ZARFAT E ARDHUR PAS KËTIJ AFATI NUK DO T’I KALOHEN KOMISIONIT PËR VLERËSIM.


Skema e vlerësimit të kandidatëve për personel Administrativ, pranë Sektorit të Auditit

Komisioni Ad-hoc i ngritur me Urdhër Nr. 49, datë 25.05.2018 të Rektorit, në zbatim të pikës 3,  Vendimit Nr. 6, datë 27.04.2018 të Bordit të Administrimit “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të punësimit të personelit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse dhe Sektorin e Auditit në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë”;, pas mbledhjes së datës 29.05.2018, propozon për miratim skemën e vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ për vendin e lirë të punës, Specialist Audit/Jurist në Sektorin e Auditit, në bazë të kritereve të përcaktuara në njoftimin për punësim:

 

Specialist Audit/Jurist në Sektorin e Auditi

 

  • Eksperienca në punë në profesion (max 40 pikë)

Për çdo 1 vit mbi tre vjet 5 pikë

  • Trajnime dhe kualifikime të lidhura me fushën (max 15 pikë)

Për çdo trainim/kualifikim 5 pikë

  • Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës (5 pikë)
  • Intervista (40 pikë)

 

Komisioni Ad-Hoc

  • Mirela Duka –  Kryetar
  • Avjola Çako – Anëtar
  • Erdeta Breshanaj  – Anëtar

[:]