njoftime

[:sq]Thirrje për aplikim për pedagogë të ftuar për vitin akademik 2018-2019 në universitetin e Torinos në Itali[:]

[:sq]

Thirrje për aplikim

 

Në kuadër të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Statutin dhe Strategjisë së Ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë ju njoftojmë se Universiteti i Torinos në Itali po shpall, për të katërtin vit radhazi, thirrjen për aplikime për  pedagogë të ftuar në kuadër të Programit për Pedagogëve të Ftuar dhe Programit për Mësimdhënies për Kurse Ndërkombëtare.

 

Thirrja e re për vitin akademik 2018-2019 është e hapur për 72 pedagogë të ftuar nga universitete në vendet e BE-së si dhe ato të cilat nuk janë pjesë e BE-së, të interesuar për ligjërimin e kurseve zyrtare në nivelin Bachelor (shkallë e nivelit të parë) dhe Master (shkallë e nivelit të dytë). Kohëzgjatja e kurseve varion nga 1 deri në 3 muaj. Këto Programe realizohen në bashkëpunim me Fondacionin CRT dhe Compagnia di San Paolo.

Kandidatët duhet të jenë në marrëdhënie pune me një Institucion jo-italian të Arsimit të Lartë si dhe të kenë kërkesat profesionale dhe shkencore të specifikuara për secilin kurs të propozuar në linkun e mëposhtme:

https://studyprogram.unito.it/list_of_courses_vp_2018 .

 

DOKUMENTAT E NEVOJSHËM:

Formularët e aplikimit mund të gjenden në linkun e mëposhtëm:

https://studyprogram.unito.it/call_for_applications_vp_2018

 

Për të përfunduar procesin e aplikimit, kandidatët gjithashtu duhet të ngarkojnë:

  • Curriculum Vitae (në formatin pdf) ku të renditen botimet e tyre më të rëndësishme (maksimumi 10) duke përfshirë listën e të gjithë autorëve, vitin e botimit, titullin e plotë, ditarin dhe vëllimin;
  • Kopje të vlefshme të letërnjoftimit ose pasaportës.

 

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për dërgimin e formularit online të aplikimit është 26 prill 2018, ora 11.00 CEST (Koha Qendrore e Evropës Qendrore).

 

 

PROCEDURAT E VLERESIMIT:

Kandidatët do të vlerësohen dhe miratohen nga Komitetet e Veçanta të Departamenteve në Universitetin e Torinos në bazë të kritereve të mëposhtme:

  1. Përvoja akademike e mësimdhënies në fushën shkencore të kurseve të propozuara, ose në një disiplinë të lidhur me kursin e propozuar;
  2. Përvoja profesionale e kandidatit në lidhje me përmbajtjen specifike të kurseve të propozuara;
  3. Kualifikimet akademike (p.sh. doktoraturë, specializim mjekësor, kualifikime të fituara jashtë shtetit) dhe / ose eksperiencë profesionale;
  4. Publikimet, aktivitetet kërkimore dhe inovative dhe lidhja e tyre me kurset e propozuara;
  5. Çdo kërkesë tjetër e veçantë siç specifikohet në formatin e kurseve

https://studyprogram.unito.it/list_of_courses_vp_2018.

 

Lista e kandidatëve të kualifikuar do të publikohet në portalin e Universitetit të Torinos si dhe në Programin e Studimeve Ndërkombëtar në linkun e mëposhtëm: https://studyprogram.unito.it/call_for_applications_vp_2018.

 

KONTRATA

Pozicioni për pedagogë të ftuar do të caktohet sipas një kontrate për punë të pavarur. Për këto kontrata do të aplikohet e njëjta trajtim tatimor i kontratave të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të koordinuar (kontrata konsulence afatshkurtra) të parashikuara sipas ligjit Italian.

 

 

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni  visitingprofessor@unito.it si dhe vizitoni thirrjen e plotë të lançuar nga Universiteti i Torinos në linkun e  mëposhtëm:

https://studyprogram.unito.it/sites/default/files/call_vp_2018.pdf

 [:]