Aktivitete njoftime

[:sq]Te angazhuar për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm[:]

[:sq]

Te angazhuar për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, si një prej nënshkruesve të deklaratës së Universiteteve për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshme, më datë 20.03.2018 në mjediset e sallës “ Rilindja” organizoi një takim informues me student të Universitetit dhe përfaqësues të pushtetit qëndror, Vendor si dhe struktura ndërkombëtare. Qëllimi i aktivitetit ishte krijimii një mjedisi të përshtatshëm bashkëbisedimi me gjeneratën dhe profesionistët e ardhshëm mbi sfidat globale dhe kombëtare.

Pjesmarrës në këtë aktivitetit ishin Koordinatori Rezident i OKB-së në Shqipëri Z. Brian J. Williams, Zv/Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi, Kryetari i Bashkisë  Vlorë Z. Dritan Leli, Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj si dhe Deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, Qarku Vlorë : Znj. Vilma Bello, Z. Vullnet Sina, Z. Fate Velaj, Z. Edmond Leka.

Takimi nisi me fjalën e mirëseardhjes së Rektorit Prof. Dr. Roland Zisi i cili shprehu angazhimin maksimal dhe konkret të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë në arritjen e OZHQ, si një aktor kyç në hulumtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme .

Si përfaqësuese të qeverisë shqiptare Znj, Senida Mesi dhe Znj. Vilma Bello i njohën studentët më nga afër me hapat e ndërmarra për të çuar Shqipërinë drejt arritjes së 17 objektivave dhe përfshirjen në “Axhendën 2030”.  Z. Brian J. Williams gjatë fjalës së tij shpjegoi dimensionin e ri që i dha miratimi i OZHQ, Objektivave të Mileniniumit për vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Takimi ishte konceptuar në trajtën e bashkëbisedimi ku pjesmarrësit i drejtuan një sërë pyetjesh relatorëve mbi disa prej fushave dhe objektivave.

[:]