njoftime

CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” VLORË

Ditën e Martë datë 31.10.2017  Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  zhvilloi në ambientet e sallës “Rilindja” Ceremoninë e Diplomimit për vitin akademik 2016-2017 , një nga eventet më të rëndësishme dhe të shumëpritur për universitein dhe studentët . Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit Prof. Dr. Roland Zisi i cili uroi studentët për realizimin me sukses të studimeve të tyre, duke i përgëzuar për punën e kryer dhe duke ju uruar  mbarëvajtje të mëtejshme në arritjen e objektivave të  tyre në të ardhmen.

Këtë vit akademik u diplomuan  në total 539 studentë në Fakultetin e Ekonomisë, 391 studentë në Fakultetin e Shkencave Teknike, 500 studentë në Fakultetin e Shkencave Humane, 320 studentë në Fakultetin e Shëndetit Publik.

Në këtë event morrën pjesë Dekanët e fakulteteve, stafi akademik si dhe familjarët e gjithë studentëve.

Në përmbyllje të ceremonisë, momenti i shumëpritur i hedhjes së kapeleve emocionoi jo vetëm studentët dhe familjarët e tyre, por edhe të gjithë të pranishmit.

Institucioni ynë, duke shpresuar se dija e marrë në këto vite të bukur që kaluam bashkë do t’ju shërbejë si një fillim i mirë në rrugën e gjatë të jetës profesionale, ju uron tashmë ish studentëve, të kenë një të ardhme me realizime dhe suksese. Urime!