Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve përbëhet nga:

Drejtor: Avjola ÇAKO

Sektori i Prokurimeve

Specialistë: Joljana Llanaj

Specialistë:

Sektori i Shërbimeve

Specialistë: Gjenovefa Muço

Specialistë: Laureta Bejkosala

 

Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Sektorit të Prokurimeve

  1. Mbështetur në regjistrin e parashikimeve publike sektori plotëson nevojat me mallra dhe shërbime të njësive, sipas kërkesave të sjella nga këto njësi.
  2. Mbështetur në aktet ligjore në fuqi për prokurimin publik dhe zbatimin e ligjshmërisë së buxhetit, Drejtori kryeson procedurat e prokurimit të drejtpërdrejtë pas nxjerrjes së urdhrit të prokurimit nga Administratori. Harton procesverbalet e Komisionit të Procedurave të Prokurimit me Vlera të Vogla për mallra dhe shërbime dhe me procedurat e tjera te prokurimit mbi kufirin e blerjeve me vlerë të vogël.
  3. Merret me zbatimin e legjislacionit per prokurimin publik dhe gjurmet e auditit.
  4. Administron dosjet e procedurave të prokurimit publik.
  5. Plotëson të gjitha dokumentat shoqëruese të procedurave të prokurimit për çdo urdhër shpenzimi dhe më pas ia kalon Drejtorise së Financës për likuidim, sipas gjurmës së auditit.
  6. Në zbatim të ligjit “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, kryetari i degës lëshon urdhër-dorëzimin për daljen nga magazina të vlerave materiale.
  7. Kontrollon normativat e harxhimit dhe harton evidencën mujore të konsumit të karburantit, fletët e udhëtimit mujore të mjeteve të Universitetit, sipas fletëve të udhëtimit ditore të konsumit të përditshëm të plotësuara nga drejtuesit e mjeteve.
  8. Ekzekuton urdhrat e nxjerra nga Rektori, Administratoria dhe Organet Vendimmarrëse e administrative.

 

Sektori i Shёrbimeve:

  1. Organizon, mbikëqyr dhe kontrollon punën në Sektorin e Shërbimeve.
  2. Ndjek zbatimin e rregullave të brendshme dhe bashkëpunon me njësite e tjera për meremetimin dhe mirëmbajtjen e godinave, ambjenteve, zyrave, pajisjeve dhe orendive me punonjësit në varësi ose me shërbim nga të tretë.
  3. Ndjek zbatimin e detyrave për gjithë punonjësit në varësi.
  4. Ndjek sistemimin e ambjenteve, me punonjësit që ka në varësi dhe punonjësit e njësive të tjera kur lëvizjet janë voluminoze.
  5. Ndjek dhe kontrollon cilësinë e shërbimeve dhe meremetimeve që kryhen në objektet e administruara nga Universiteti.
  6. Për plotësimin e nevojave urgjente për shërbime në Universitet, ngarkon me detyra të ndryshme punonjësit në varësi.
  7. Harton plane pune të përkohshme për punonjësit në varësi, sipas prioriteteve të plotësimit me shërbime.
  8. Në rastet e aktiviteteve të ndryshme, të organizuara nga Universiteti merr masat e duhura për plotësimin e kushteve të domosdoshme për realizimin  e aktivitetit.

 

Detyrat e punonjësit të shërbimit janë:

  1. Të zbatojë në kohë dhe me cilësi detyrat e ngarkuara.
  2. Të pastrojë dhe mirëmbajë nga ana higjenike dhe funksionale sipërfaqet e ambjenteve të brendshme, të jashtme dhe të ambjenteve hidro-sanitare që janë në administrim të Universitetit.
  3. Të mbajë kontakt të rregullt me Drejtorin e Sektorit per çdo problem disipline, furnizimi apo kërkesë të çfarëdoshme.
  4. Evidenton orët e kryera jashtë orarit, të punonjësve në varësi, si dhe të drejtuesit të mjeteve.

 

Vendndodhja e zyrës

Kati i II-të në Rektoratin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë

 

Kontakt

Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve
email: drejtoriaprokurime@univlora.edu.al

 

Sektori i Prokurimeve
email: sektoriprokurimeve@univlora.edu.al

 

Sektori i Sherbimeve
email: sektorisherbimeve@univlora.edu.al