NAV 370 – PROJEKTIM ANIJE


KURSI: Bachelor Inxhinieri Navale,
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 2     ore
  Seminare 2     ore
  Detyra Kursi 1 (nje)
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Përkufizimi i procesit të projektimit të anijes. Zhvillimi i projektit të anijes. Studimi i mundësisë së projektimit. Përmbajtja e projektit të anijes. Dokumentet dhe vizatimet përfundimtare të projektit. Llogaritja paraprake e dislokimit të anijes. Përbërëset kryesore të dislokimit të anijes. Llogaritja e dislokimit të anijes me përafërsi të shkalles se pare, duke e bazuar ne të dhënat statistikore dhe të dhënat e anijeve të ngjashme. Ekuacioni i peshave. Përcaktimi i gjatësisë së anijes. Përcaktimi i gjatesise bazuar ne te dhenat statistikore dhe formulat e peraferta. Elementët qe ndikohen nga ndryshimet e gjatësisë. Përcaktimi i gjerësisë së anijes dhe elementët  qe ndikohen nga ndryshimet e saj. Përcaktimi i peshkimit (zhytjes), lartësisë konstruktive dhe lartësisë së bordit të lire. Koeficientet e formës. Koeficient të  tjerë që karakterizojnë anijen. Projektimi i vijave teorike të anijes. Perdorimi i serive sistematike te karenave te anijeve. Përdorimi i CAD/CAE për projektimin e siperfaqes se karenes dhe llogaritjet kryesore te projektit.Percaktimi i perafert i fuqise ne fazat e para te projektimit te anijes (metoda Holtrop; metoda Gulthamer Menen etj.) Kriteret për zgjedhjen e tipit të makinerisë dhe mënyrës së transmetimit të fuqisë nga motori kryesor në helike. Përpilimi i planeve të përgjithshme të anijes. Vlerësime paraprake të stabilitetit të anijes. Kriteret për vlerësimin e stabilitetit te anijes ne fazat  e para te projektimit te anijes. Karakteristikat dinamike te anijes gjate lëkundjeve anësore. Normativat dhe kerkesat kryesore te shoqerive te klasifikimit.