NAV 340 – HIDRODINAMIKA E ANIJES


KURSI:

 

NGARKESA:

Bachelor

 

Semestri zgjat

Inxhinieri Navale,

 

15 jave

  Leksione 3 ore
  Seminare 2 ore
  Detyra Kursi 1 (nje)
  Pune Laboratori

 

 

PERSHKRIMI I LENDES

Deti – Veprimi i çrregullt i detit. Vala Trokoidale. Energjia valore. Shkaqet dhe komponentët e rezistencës në lëvizje. Lëvizja e fluidit përreth pllakës plane. Kushtet që duhet të kënaq rrjedhja në shtresën kufitare. Rezistenca e fërkimit të anijes. Rezistenca e vorbullave (formës). Rezistenca e valës. Rezistenca e pjesëve të dala. Rezistenca e ajrit dhe e erës. Elemente të teorisë së ngjashmërisë. Vaskat navale dhe modelimi i anijes. Ngjashmeria midis modelit dhe anijes. Provat ne vaskat navale.  Prova në rimorkim dhe prova me helike te izoluar (Metodat e Transferimit te rezultateve vaske det sipas metodave ITTC 57 dhe ITTC 78). Metodat e përafërta të llogaritjes së rezistencës në lëvizje të anijes. Bazat e funksionimit te helikes navale. Elementet themelor te helikes navale dhe konkluzione te shkurtra nga teoria e levizesave ideal. Helika e izoluar. Karakteristikat kinematike dhe dinamike. Rendimenti i helikes se izoluar. Diagramat e funksionimit te helikes. Koeficientet KT,KQ,η0. Prova me helike te izoluar. Diagramat e projektimit te helikes (Papmeli,Taylor). Veprimi reciprok i sistemit trup anije – helike. Kavitacioni i helikave. Bazat e teorise se drejtimit. Efektet e shkaktuara në anije nga përdorimi i timonit. Lëvizja e anijes në planin horizontal. Prova e evolucionit. Hidrodinamika e timonit te izoluar. Presioni rezultant i ujit në timon. Koordinatat e qendrës së presionit. Momenti i evolucionit, sipërfaqja e timonit, këndi maksimal i palosjes. Momenti përdredhës në boshtin e timonit, shkalla e kompensimit