NAV 335 – IMPIANTET E LEVIZJES SE ANIJES


KURSI:

 

NGARKESA:

Bachelor

 

Semestri zgjat

Inxhinieri Navale,

 

15 jave

  Leksione 2     ore
  Seminare 2     ore
  Detyra Kursi 1 (nje)
  Pune Laboratori

 

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ky kurs ka per qellim pergatitjen e studenteve me parime te pergjitheshme per shtytjen e anijes, elementet perberes, perberesit e rezistences te plote dhe veçorite e tyre,  llogaritjen e fuqise terheqese, njohjen me llojet e  levizesave te anijes, motorit dhe funksionimit te linjes se aksit. Modelimin per percaktimin e rezistences dhe llogaritja e fuqise terheqese: destinacioni i provave, vaskat e provave, zgjedhja e shkalles te modelimit, pergatitja e modelit, kushtet e ngjashmerise, perllogaritja e fuqise terheqese. Llojet e   levizesave, gjeometria, vizatimet dhe konstruksioni i helikes. Karakteristikat e helikes dhe bashkeveprimi i saj me trupin e anijes, regjimet e punes te helikes, kurbat e veprimit te helikes, kavitacioni, llogaritja praktike e helikes. Diagramat e Pampelit dhe detyrat qe zgjidhen me ndihmen e tyre. Llogaritjet projektuese te helikes. Helikat me hap te rregullueshem. Motori, ciklet e punes se motorit, diagrama e presionit, parametrat dhe permasimi, ndertimi dhe kerkesat teknike dhe parametrat kryesore te motorit. Karakteristikat esenciale ne ndertimin e motorit, vibrimet dhe stabiliteti.