NAV 310 – TEKNOLOGJIA E NDERTIMIT TE ANIJES


KURSI:

 

NGARKESA:

Bachelor

 

Semestri zgjat

Inxhinieri Navale,

 

15 jave

  Leksione 3  ore
  Seminare 2  ore
  Detyra Kursi 1 (nje)
  Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES

Kantieret detare. Metodat moderne te ndertimit te ndertimit te anijeve. Proceset e prodhimit gjate ndërtimit te anijeve. Punimet Matese. Prerjet dhe perkuljet e pjastrave dhe profileve.  Montimi i detaleve, seksioneve, bllok seksioneve ne trupin e strukturave te anijeve. Montimi i sistemeve dhe mekanizmave te anijes. Montimi i sistemeve elektroteknike dhe te navigimit.  Korrozioni dhe mbrojtja e strukturave detare. Elementet e kontrollit dhe monitorimit te proceseve te prodhimit gjate ndërtimit te anijeve. Provat e kontrollit te strukturave te anijes. Metodat e saldimit dhe klasifikimi i tyre. Saldimi, prerja dhe ngjitja e metaleve. Mbishkrirja. Saldimi me dore, saldim automatik, saldimi gjysme automatik. Saldimi elektrik, saldimi me gaz, saldimi kimik. Saldimi ne te ftohte dhe ne te nxehte. Metodat speciale te saldimit. Proceset fizike gjate saldimit.   Elementet e metalurgjisë se saldimit. Defektet e tegeleve te saldimit dhe influenca e tyre ne sjelljen e strukturave te salduara, kontrollit dhe monitorimi i tyre.Leshimi i anijes ne uje. Provat e dorezimit.