MEK 388 – APLIKIM KOMPJUTERI NË INXHINIERI


KURSI:                                                   Bachelor ne Inxhineri Mekanike

NGARKESA:                                      

Semestri zgjat              15 jave

Leksione                        3 ore

Seminare                       2 ore

Detyra Kursi                  1 (nje)

 

PERSHKRIMI I LENDES

Hyrje në Catia V5. Tipet e dokumentave, hyrje në GUI, personalizimi i ndërfaqes së përdoruesit, selektimi, manipulimi dhe metodat e pamjes. Hyrja në workbenchin e skicës. Instrumentat për skicën, profilet e gjeometrisë, lidhjet. Futja e nje trupi të ri pavarësisht skicës fillestare, fleksibiliteti i ndërtimit në një skicë.

Ndërtimi i pjesës. Elementët e referencës, plani, vija, pika. Karakeristikat e gjeometrisë bazë, Operacionet bolean, lidhjet në hapsirë. Organizimi i modelit. Bazat e pemës specifikuese, tipet e trupave, praktika të modelimi të mirë.

Workbench-i i sipërfaqes dhe i skeletit. Metodat e modelimit, funksionaliteti i sipërfaqes, karakteristikat e sipërfaqes dhe të skeletit, veprimet me skeletin dhe sipërfaqen.Workbench-i i bashkimit, bashkimi i komponentëve duke përdorur Toolbar-in e strukturës së produktit. Lidhjet dhe pozicionimi, instrumentat e analizës së bashkimit.Workbench-i i vizatimit, dokumentat e vizatimit, procesi i krijimit të një vizatimi të ri, instrumentat e vizatimit.