MEK 372 – TEKNOLOGJIA E MATERIALEVE


KURSI:                                      Bachelor ne Inxhineri Mekanike

NGARKESA:                          

 Semestri zgjat              15 jave

Leksione                        3     ore

Seminare                        2     ore

Detyra Kursi                  1 (nje)

Pune Laboratori             ———–

 

 

PERSHKRIMI I LENDES

Teknologjia e proceseve të shkrirjes se gizës dhe çelikut. Metodat e prodhimit të detaleve. Proceset e prodhimit të formave dhe zemrave. Gizat, celiqet, lidhjet e aluminit, bakrit etj. Furrat e shkrirjes në fonderi. Proceset përfundimtare në fonderi. Teoria e deformimit plastik, Procesi i presimit. Procesi i telëzimit. Procesi i farkëtim- stampimit. Struktura kristalore e metaleve, parametrat, strukturat më të përhapura në metale. Defektet kristalore, nyjet boshe, ndëryjoret, dislokacionet, defektet sipërfaqësore. Termodinamika dhe kinetika e kristalizimit te metaleve. Diagramet dyshe dhe treshe. Bazat e përpunimit termik te metaleve. Kalitshemeria. Pjekja. Normalizimi. Kalitja. Riardhja. Përpunimet kimiko-termike. Përpunimet termike sipërfaqësore. Metodat e saldimit dhe klasifikimi i tyre. Saldimi me dore, saldim automatik, saldimi gjysme automatik. Saldimi elektrik, saldimi me gaz, saldimi kimik. Saldimi ne te ftohte dhe ne te nxehte. Metodat speciale te saldimit.Proceset fizike gjate saldimit. Defektet e tegeteve te saldimit dhe influenca e tyre ne sjelljen e strukturave te salduara.