MEK 222 – MEKANIKE INXHINIERIKE


KURSI: Bachelor në Inxhienieri Mekanike , Inxhinieri Navale
 

NGARKESA:

 Semestri zgjat

 

Leksione

 

Seminare

 

Detyra Kursi

15 jave

 

3 ore

 

2 ore

 

1

 

PERSHKRIMI I LENDES

Njohuritë bazë të mekanikës; Koncepte thelbësore mbi madhësitë vektoriale; Ekuivalenca e sistemeve të ngarkesave; Ekuilibri statik; Hyrje në mekanikën e strukturave, kapriatat; Fërkimi; Momentet statike; Momentet dhe produktet e inercisë; Kinematika e pikës materiale (p.m) – llogaritje të komponentëve kartezianë, trajektorialë dhe cilindrikë të shpejtësisë e nxitimit; Dinamika e p.m, ligji i 2-të i Newton në koordinata karteziane, cilindrike dhe trajektoriale; Kinematika e trupit të ngurtë (t.n), lëvizjet e t.n, rrotullimi rreth një aksi dhe një pike; Kinetika e lëvizjes plane të t.n, t.n simetrikë, rrokullisës, rrëshqitës; Metodat punë-energji, ekuacioni punë-energji për p.m dhe t.n, forcat konservative dhe ruajtja e energjisë mekanike; Metodat e impuls-momentit për p.m dhe t.n, impakti; Dinamika e trupit të ngurtë në lëvizje hapësinore; Mekanika vibracionale, lëkundjet e lira, sistemet oshilatore me shumë shkallë lirie.