MAT 553 – PROBABILITET DHE STATISTIKE


KURSI: Master Shkencor Matematike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
Leksione 60 ore
Seminare 30 ore
Detyra Kursi 1
Pune Laboratori

 

PERSHKRIMI I LENDES: PROBABILITET DHE STATISTIKE

  1. Hapësirat probabilitare, Probabiliteti me kusht dhe pavarësia: Probabiliteti me kusht, teorema Bayes, pavarësia
  2. Shpërndarje probabilitare më të zakonshme, diskrete dhe të vazhdueshme
  3. Ndryshoret e rastit: përkufizimi, ndryshoret e rastit discrete, ndryshoret e rastit të vazhdueshme, vektorët e rastit, pritja matematike me kusht
  4. Shumat e ndryshoreve të rastit, diskrete dhe të vazhdueshme
  5. Transformimet e ndryshoreve të rastit
  6. Konvergjenca dhe teoremat limite: Mosbarazimi i Çebishovit, ligji i dobët i numrave të mëdhenj, teorema qendore limite, konvergjenca sipas shpërndarjes dhe funksionet karakteristike
  7. Shpërndarja e zgjedhjes: zgjedhje nga një popullim, shpërndarja e zgjedhjes e një shume dhe e mesatares, shpërndarja binomiale, shpërndarja normale e mesatares së zgjedhjes, shpërndarja e dispersionit të zgjedhjes.
  8. Statistika inferenciale: vlerësimi i parametrave, vlerësimi pikësor dhe intervalor, moszhvendosja, efektiviteti, vlerësimet me dispersionin më të vogël, vlerësimi i parametrave: metoda e përgjasisë maksimale dhe metoda e momenteve, intervalet e besimit për parametrin e shpërndarjes binomiale dhe parametrat e shpërndarjes normale.
  9. Statistika inferenciale: testet e hipotezave: rregulli i marrjes së vendimit, gabimi i llojit të parë dhe gabimi i llojit të dytë, shpërndarja normale dhe testimi i hipotezave për parametrat e saj, problemet për dy zgjedhje.
  10. Statistika inferenciale: testet e pajtimit

Regresioni: kovarianca dhe korrelacioni, regresi i thjeshtë linear, metoda e katrorëve më të vegjël, hyrje në modelin linear.

12. Paketa statistikore, hyrje