MAT 452 – ALGJEBRA ABSTRAKTE 2


KURSI: Master ne Matematike
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
Leksione 4 ore
Seminare 3 ore
Detyra Kursi 0
Pune Laboratori 0

 

PERSHKRIMI I LENDES

Ne kete kurs fillohet me studimin e unazave, idealet dhe unazat faktore, unazat e plota, idealet prim dhe maksimal. Jepet koncepti i homomorfizmave midis unazave dhe vetit e tyre. Per te kaluar me pas te unazat polinomiale, faktorizimi i polinomeve, testet e thjeshtueshmerise se polinomeve, thjeshtueshmeria ne unazat e plota. Me pas kalohet ne studimin e fushave, zgjerimi i fushave, teorema themelore e fushave, fushat e ndarshme, zgjerimet algjebrike, fushat e fundme, ndertimet gjeometrike.Ne kapitullin e fundit studiohet teoria Galua, teorema themelore e teoris Galua, zgjidhshmeria e polinomeve ne radikal, polinomet ciklotomik dhe ndertimi i nje n-brinjeshi te rregullt.