KIM 379 – METODAT INSTRUMENTALE TË ANALIZËS


KURSI:                           Bachelor ne Kimi.

Semestri:                       Vjeshte 2013:        07.10.2013 – 30.01.2014

NGARKESA:                

Leksione                               3 ore:      H,M   ora : 08,00- 09.30

Seminare + Laboratore     3 ore:      H,M  ora: 09.30 – 11.00

 

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË LËNDËS

Lënda “ Metodat instrumentale të analizës zhvillohet”  me studentët e vitit të tretë të ciklit tëqparë të degës së kimisë. Bazuar edhe në njhuritë e fizikës dhë kimisë të  fituara më parë , në këtë kurs do të jepen njohuri të plota për bazat fiszike dhe kimike të metodave të analizës kryesisht  në dy drejtime . E para bazat  teorike  të  ndarjes  dhe  analizës  dhe  metodat  analitike  të  kromatografisë  dhe  gaskromatografisë.  Dhe  e  dyta  metodat  optike  të  analizës  si spektrofotometria e absorbimit në zonën UV – VIS , infra të kuqe, spektrofluorimetria, fotometria turbidimetria. Programi synon transmetim efektiv të njohurive që lidhen me bazat teorike të metodave analitike të ndarjes dhe analizës si dhe me fushën e gjërë të zbatimit të këtyre metodave në studime mjedisore , kimi organike , biologji, mjekësi, kontroll të cilësisë së produkteve të ndryshme , ushqimore, pijeve ,etj. Rëndësi e madhe do t’i kushtohet punës së pavarur të studentëve në laborator nëpërmjet kryerjes së punëve të laboratorit dhe detyrave të kursit , për t’i pajisur dhe familjarizuar ata me element të mirëfilltë të punës kërkimore shkencore.

Në fund të kursit studentët duhet të jenë të aftë:

–     Të njohin bazat teorike të metodave instrumentale të analizës

–     Të njohin ndërtimin dhe funksionimin e e instrumentëve të ndryshëm analitik si gaskromatograf të tipeve të ndryshme , sidtemin GC – MS ,

spektrofotometrat UV – VIS , spektrometrat fushor të tipeve të ndryshme , pH metër , turbidimetër etj për t’i vënë ata në funksionim për kryerjen e analizave të ndryshme.

–     Të përvetësojnë metodikat e kryerjes së analizave të ndryshme si nutrientë , pesticide , PAH, BTEX, etj.

–     Në detyrën e kursit të trajtojnë bazat e plota teorike të një metode analitike dhe zbatime të saj në praktikë.