KIM 361 – KIMIA DHE TEKNOLOGJIA USHQIMORE


KURSI: Bachelor Kimi
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë ( 3 ore/jave)
  Seminare+ Laboratore 30 orë ( 2 ore/jave)

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Qëllimi kryesor i lëndës Kimi dhe Teknologji Ushqimore është ti japi studentëve njohuri të përgjithshme mbi teknologjinë dhe kimizmin e produkteve ushqimore, si edhe menyrat e ruajtjes dhe paketimit te ushqimeve. Konkretisht kjo lëndë bën të mundur informimin e studentit në lidhje me: përbërësve kimikë të ushqimit si: uji (aktiviteti i ujit), karbohidratet, proteinat dhe aminoacidet, lipidet, vitaminat dhe kripërat minerale, Mikroorganizmat dhe enzimat, klasifikimi, përbërja vetitë dhe funksionet e tyre në sistemin ushqimor. Ndër produktet ushqimore qe do të studiohen përmendim: mishi dhe nënproduktet e tij, peshku, qumështi dhe produktet e tij, vajrat ushqimorë, veza, drithërat dhe mielli, pijet dhe pijet alkoolike, përpunimi dhe ruajtja e tyre. Ndryshimet kimike dhe biokimike për shkak reaksioneve të ndryshme kimike e biokimike enzimatike e joenzimatike ( reaksionet e oksidimit, Maillard etj) ndotja e produkteve ushqimore aditivët dhe funksioni kimik i tyre në produktet ushqimore. Krahas leksioneve janë parashikuar rreth 30 seminare e laboratorë në lidhje me temat që do të zhvillohen në leksione, gjatë të cilëve, do të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i dijeve të studentëve nëpërmjet detyrave të shtëpisë dhe atyre që do të zhvillohen në klasë si dhe do të diskutohet rreth çështjeve për të cilat studentët mund të kenë paqartësi.