KIM 358 – METODAT E SINTEZËS ORGANIKE


KURSI: Bachelor Kimi
Semestri: 15 jave
NGARKESA: Leksione 3 orë/jave
  Seminare 1 orë/jave
  Laborator 2 orë/jave

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT TË LËNDËS

Lënda, Metodat e Sintezës Organike, e zhvilluar nw Bachelor, dega Kimi prezanton parimet bazë të metodologjisë së sintezës organike, retrosinteza dhe taktikat dhe strategjitë e sintezave organike, duke mbuluar boshllëqet ndërmjet kimisë organike bazë dhe mekanizmave të kimisë organike.

Ky kurs është një kurs rifreskimi si edhe një trajtim më i detajuar i temave të veccantë në Kimi Organike. Prandaj, reaksionet ‘e vjetër’ nga Kimia Organike I & II do të do të përsëriten shkurtmisht në rastin e diskutimit të transformimeve të grupeve funksionare, dhe reaksione apo mekanizma të rinj do të prezantohen në rastin se ato nevojiten më trajtimin e sekuencave të reja të sintezës. Konkretisht gjatw kwtij kursi do tw diskutohet:

Analiza të rëndësishme stereokimike, tw kimisë organometalike dhe katalizave asimetrike, si edhe cështje të rëndësishme si reaksionet aldolike dhe ato të oksido/reduktimit. Bazuar në mundësitë që do të paraqiten do të jepen shembuj ku metodologjia është konsideruar si pjesë e një plani strategjik. Studenti njihet me mekanizmat e reaksioneve organike në detaje, të reaksioneve organike me rëndësi thelbësore në sintezën organike, me mënyrat e realizimit të sintezës organike, me planifikimin e sintezës. Ndihmon në formatimin e kimistit si një profesionist i aftë të analizojë dhe përcaktojë metodat më optimale të sintezës. Nëpërmjet pjesës eksperimentale studenti ka mundësi të aftësohet në aspektin praktike të sintezës organike.