KIM 355 – ANALIZË ORGANIKE


KURSI: Bachelor Kimi
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 45 ore ( 3 ore/jave)
  Seminare 30 ore ( 2 ore/jave)

 

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Gjatë leksioneve dhe seminareve të lëndës “Analizë Organike” studentët do të marin njohuri në lidhje me aspektet teorike të metodave fizike e kimike klasike dhe teknika të ndryshme spektroskopike të përdorura për identifikimin e përbërjeve të ndryshme organike, strukturës së tyre dhe interpretimin e spektrave IR, UV-VIS dhe të Masës për këto komponime. Ky kurs është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, “Metodat fizike e kimike klasike të identifikimit të përbërjeve oganike”, përfshihen tema në lidhje me:   Kostantet fizike, klasifikimi i përbërjeve organike sipas tretshmërisë, hetimi i elementëve, prova e djegies. Identifikimi i grupeve funksionore. Përbërjet acide, përbërjet e azotuara bazike, përbërjet neutrale, përbërjet neutrale me azot,  squfur ose halogjene. Përgatitja e derivateve të alkooleve, fenoleve, karbohidrateve, halogjenalifatikëve, halogjenareneve, etereve, aldehideve dhe ketoneve, acideve karboksilike, aminave, aminoacideve, nitrokomponimeve, tioleve.

Pjesa e dytë, “ Metodat spektroskopike të studimit të strukturës së përbërjeve organike” përfshin tema në lidhje me: Spektrat UV-VIS, nivelet elektronike dhe spektrat e përbërjeve me sisteme të konjuguara, grupet kromofore. Ndikimi i tretësit në spektrin e absorbimit. Sistemet që kanë disa grupe kromofore. Përdorimi i spektrave UV-VIS për studimin e përbërjeve organike. Spektrofotometria IR. Spektrat e rrotullimit dhe të vibracioneve, vibracionet në molekulat poliatomike. Përdorimi i spektroskopisë IR për identifikimin e grupeve funksionore. Spektroskopia RAMAN. Rezonanca Magnetike Bërthamore. Spektroskopia e masës. Përdorimi i spektroskopisë së masës i kombinuar me IR, UV-VIS dhe RMB në identifikimin e përbërjeve komplekse