KIM 349 – STATISTIKA NË KIMINË ANALITIKE


KURSI: Bachelor Kimi
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 30 ore ( 2 ore/ jave)
  Seminare 30 ore ( 2 ore/ jave)

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Statistika në Kiminë Analitike do ti ofrojë studentëve njohuri në lidhje me metodat e ndryshme statistikore për trajtimin e të dhënave eksperimentale të analizës.  Qëllimi i këtij kursi është të trajnojë studentët në lidhje metodat statistikore për përcaktimin dhe optimizmin e kushteve eksperimentale , përpunimin e të dhënave, kalibrimin dhe kontrollin e cilësisë. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të:

  1. Aplikojnë metodat bazë statistikore gjatë punës së tyre kërkimore
  2. Aplikojnë njohuritë e mara gjatë periudhës së studimeve dhe në karrierën e tyre të mëtejshme.

Temat që do të diskutohen gjatë leksioneve dhe seminareve të përfshijnë : problemet analitike , gabimet në analizën sasiore , makina llogaritëse dhe kompjuteri dhe në llogaritjet statistikore , Statistikat e matjeve të përsëritura , testet e sinjifikancës , Cilësia e matjeve analitike , metodat e Kalibrimit në analizat instrumentale , metodat jo- parametrike , përcaktimi dhe optimizmi i metodave eksperimentale , analizat multivariable.