KIM 348 – KIMI MJEDISI


KURSI: Bachelor Kimi
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 45 ore ( 3 ore/jave)
  Seminare 15 ore ( 1 ore/jave)
  Laboratore 15 ore ( 1 ore/jave)
  Detyrë kursi 1 detyrë

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Në lëndën “Kimi Mjedisi” do të studiohet kimia e arit, ujit dhe tokës, si kanë ndikuar aktivitetet antropogjenë në planetin Tokë. Konkretisht do të analizohen burimet, reaksionet, transporti, ndikimi dhe fati i specieve kimike ne ajër, tokë, ujë dhe ndikimi I teknologjisë në to. Kjo lëndë përfshin pesë pjesë kryesore: (1) kimia e atmosferës dhe ndotja e ajrit; (2) ndryshimet klimaterike dhe energjike; (3) kimia dhe ndotja e ujit; (4) komponimet organike toksike; (5) metalet, toka, sedimentet dhe shkarkimet e mbetjeve. Ndër temat kryesore që do të trajtohen:

Përbërja kimike e atmosferës. Tipet e   reaksioneve fotokimike Ozoni ne shtresat e larta të atmosferës. “Vrima e ozonit”, shkaqet dhe pasojat e pakesimit te permbajtjes se ozonit ne stratosfere. Kimia e Troposferës. Efekti “serrë”.  ngrohja globale, shiu acid, smogu fotokimike.  Njohuri mbi ndotjet e ajrit ne vendin tone. Kimia e ujërave natyrore, ndotja dhe pastrimi i tyre. Struktura dhe vetitë fiziko-kimike te tokës. Elementet ushqyes ne toke e ujë, elementet esenciale dhe jo-esenciale. Mbeturinat dhe substancat e rrezikshme, klasifikimi i tyre. Substancat organike ne mjedis- substancat organike ne atmosferë,  (substancat organike flurore dhe joflurore, pesticidet, dioksinat, furanet, PAH, poliklorbifenilet PCB, poliklordibenzodioksinat PCDD, poliklordibenzofuranet PCDF etj), ujë (pesticidet dhe substance të tjera nga  industria kimike etj.) dhe tokë. Bioakumulimi dhe bioshumefishimi i ndotësve organike ne zinxhirin ushqimor, persistenca dhe degradimi i tyre. Nocione baze te toksikologjise dhe komponime të tjera organike toksike, shqetësuese për mjedisin. Teknikat analitike të përdorura në mjedis. Krahas leksioneve janë parashikuar disa seminare e laboratorë në lidhje me temat që do të zhvillohen në leksione, gjatë të cilëve, do të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i dijeve të studentëve nëpërmjet detyrave të shtëpisë dhe atyre që do të zhvillohen në klasë si dhe do të diskutohet rreth çështjeve për të cilat studentët mund të kenë paqartësi. Në javën e fundit është parashikuar të zhvillohet edhe një detyrë kursi.