KIM 271 – KIMI FIZIKE II


KURSI: Bachelor Kimi
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 45 ore(3 ore/jave)
  Seminare 30 ore(2 ore/jave)

 

PERSHKRIMI I LENDES

Lënda e Kimisë Fizike e Koloidale synon qe tu japë studenteve te Degës Kimi te Fakultetit te Shkencave Teknike, viti II, njohuri baze mbi ligjshmëritë e proceseve  kimike , t’i përdore ato për te parashikuar ecurinë e proceseve kimike ne lidhje me kohen dhe kufirin deri ku mund te realizohen proceset e dhëna. Gjatë leksioneve dhe seminareve do te bëhet një rishikim më i avancuar i njohurive të marra prej studenteve deri tani.

Ky program synon tu japë një formim te përgjithshëm për te interpretuar fenomenet kimike dhe te thelloje me tej njohuritë me karakter kimik qe mund t’u paraqiten gjate viteve te studimit dhe ne aktivitetin e tyre profesional. Ne mënyre te përgjithshme ne programin e Kimisë Fizike II do te përfshihen leksione dhe seminare ne lidhje me:

Parimet e termodinamikes, studimi i efekteve termike te reaksioneve kimike, studimi i ekuilibrit kimik e fazor, studimi mbi tretjet, termodinamika e fenomeneve sipërfaqësore etj. Tretësirat, ligjshmëritë e përgjithshme te lidhjes ndërmjet vetive te tretësirave dhe përbërjes se tyre. Sistemet koloidale, studimi i vetive fiziko-kimike te vetive te tyre dhe i ligjshmërive te ndryshimit qe pësojnë këto sisteme.

Krahas leksioneve janë parashikuar rreth 30 seminare ne lidhje me temat qe do te zhvillohen ne leksione, gjate te cilëve do te behet kontrolli i vazhdueshëm i dijeve te studenteve nëpërmjet detyrave te shtëpisë dhe atyre qe do te zhvillohen në klasë.