KIM 270 – KIMIA FIZIKE


KURSI: Bachelor KIMI
NGARKESA: Semestri zgjat 15 javë
  Leksione 45 orë  (3 ore / jave)
  Seminare 30 orë (2 ore/jave)
  Detyra Kursi 1
  Punë Laboratori

 

PERSHKRIMI I LËNDËS

Lënda  “Kimi  Fizike”  synon  që  ti  japë  studentëve  të  Bachelor,  dega  Kimi,  Fakulteti  i  Shkencave  Teknike,  njohuri  bazë  mbi  Kinetikën  kimike  dhe Elektrokiminë. Ky program synon të japë një formim të përgjithshëm për të interpretuar fenomenet kimike dhe për të thelluar njohuritë me karakter kimik që mund t’u paraqiten gjatë viteve të studimit dhe në aktivitetin e tyre profesional.

Në mënyrë të përgjithshme, në programin e lëndës Kimi Fizike do të përfshihen leksione dhe seminare në lidhje me: hyrjen në kiminë fizike, reaksionet kimike, rendin dhe shpejtesinë e tyre, kinetika e reaksioneve të thjeshta e të përbëra. Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksioneve, si temperatura, etj, ekuacioni i Arheniusit, kinetika e reaksioneve zinxhir, fotokimike, proceset heterogjene, kataliza homogjene e heterogjene, fermentative dhe enzimatike. Pjesa e dytë që do të studiohet përfshin: Elektrokimia dhe objektivat e saj, teoria e elektroliteve, përcjellshmëria elektrike dhe molare e një elektroliti, sistemet elektrokimike dhe potenciali i elektrodës, tipet kryesore të elektrodave, elementët galvanike dhe fem, elektroliza, polarizimi dhe klasifikimi i polarizimit, elementët primarë e sekondarë, akumulatorët, korrozioni etj. Krahas leksioneve jane parashikuar rreth 30 seminare në lidhje me temat që do të zhvillohen në leksione, gjatë të cilëve do të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i dijeve të studentëve nëpërmjet detyrave te shtëpisë dhe atyre që do të zhvillohen në klasë. Gjithashtu është parashikuar që gjatë javës së 15 të zhvillohet edhe një  detyrë kursi.