KIM 256 – KIMI ORGANIKE II


KURSI: Bachelor Kimi
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 45 ore (3 ore/jave)
  Seminare 20 ore
  Laboratore 10 ore

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Lënda “Kimi Organike II” ka për qëllim të transmetojë tek studenti nocionet bazë, strukturat , reaktivitetin, mënyrat e fitimit dhe vetitë kimike të disa grupeve të rëndësishme të komponimeve organike, si: dienet e konjuguara, alkoolet, eteret, aldehidet, ketonet, acidet dhe derivatet e tyre, aminoacidet, e proteinat, karbohidratet dhe polimerët; komponimet heterociklike, etj;  si dhe dukuri që kanë të bëjnë me rolin e tyre në organizmin e njeriut, shndërrimet e tyre në proceset metabolike në komponime fiziologjikisht aktive etj. Ky program synon ti japë studenteve një formim të përgjithshëm për të interpretuar fenomenet e ndryshme kimike dhe për të thelluar njohuritë me karakter kimik që mund tu paraqiten gjatë viteve të studimit dhe në aktivitetin e tyre profesional. Krahas leksioneve janë parashikuar rreth 20 seminare e dhe 5 seanca laboratorike (2 orë secila) në lidhje me temat që do të zhvillohen në leksione, gjatë të cilëve, do të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i dijeve të studentëve nëpërmjet detyrave të shtëpisë dhe atyre që do të zhvillohen në klasë si dhe do të diskutohet rreth çështjeve për të cilat studentët mund të kenë paqartësi.