KIM 255 – KIMI ORGANIKE I (KREDITE 8)


KURSI: Bachelor në Kimi, Biologji
NGARKESA: Semestri zgjat 15 jave
  Leksione 45 ore (3 ore/jave)
  Seminare 30 ore (2 ore/jave)

 

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Lënda “Kimi Organike I” ka për qëllim njohjen e studentit me lidhjet kimike, hibridizimet, përbërjet e ndryshme organike, si hidrokarburet alifatike dhe aromatike, stereokiminë e komponimeve te karbonit, halogjenuret organike, etj., Në mënyrë të përgjithshme, në programin e Kimisë Organike do të përfshihen leksione e seminare në lidhje me: Hibritizimet që shfaq atomi i karbonit në komponimet organike, lidhjet kimike, orbitalet atomike e molekulare, koncepte të ndryshme mbi acidet dhe bazat, efekti induktiv e mezomer, izomeria optike si dhe llojet kryesore të reaksioneve dhe përdorimet kryesore të tyre në kiminë organike. Njohuri të përgjithshme për kompomimet organike, klasifikimin, emërtimin përftimin dhe vetitë e këtyre klasave të komponimeve organike. Ndër klasat kryesore të komponimeve organike që do të trajtohen gjate këtij cikli leksionesh e seminaresh, përmendim: alkalet dhe cikloalkanet, alkenet, alkinet, halogjenurët e alkilit, komponimet aromatike, benzeni dhe homologet e tij, alkoolet, si dhe përcaktimi i strukturës së komponimeve të ndryshme nëpërmjet metodave të ndryshme instrumentale etj. si: spektrometria e masës, spektroskopia IR, NMR dhe UV (për komponimet e konjuguara). Krahas leksioneve janë parashikuar rreth 30 seminare në lidhje me temat që do të zhvillohen në leksione, gjatë të cilëve, do të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i dijeve të studentëve nëpërmjet detyrave të shtëpisë dhe atyre që do të zhvillohen në klasë si dhe do të diskutohet rreth çështjeve për të cilat studentët mund të kenë paqartësi.